Opozita paralajmëron bojkot të procesit të presidentit: Të mos marrim pjesë, Rama e tregoi që s'iu qëndron marrëveshjeve! Berisha mbledhje paralele me Rithemelimin

26 Maj 2022, 11:53

Opozita paralajmëron se do të bojkotojë procesin për zgjedhjen e presidentit të ri! Në mbledhjen e grupi t PD-së, që po zhvillohet në selinë blu, kreu i grupi, Enkelejd Alibeaj, deputetët Jorida Tabaku e Gazment Bardhi kanë kërkuar që opozita të mos marrë pjesë në raundet e mbetura për presidentin, pasi sipas tyre Edi Rama e tregoi që nuk i respekton marrëveshjen dhe se në fund do të zgjedhë presidentin që ata e kanë vendosur që në krye të herë.