‘Opozita pi kafe në shesh’, analisti Gashi kritika në sy Berishës: E kemi dorëzuar pushtetin me këtë kod

9 Janar, 14:24 | Përditesimi: 9 Janar, 14:24

 

Edhe analisti Shpend Gashi ka adresuar kritika kundrejt opozitës në takimin e thirrur nga Berisha me spektrin opozitar dhe shoqërinë civile. Gashi tha se opozita duhet të krijojë frymën te baza, duke theksuar se nuk është për qeveri teknike por për grevë radikale. Gashi vijoi duke thënë se në rast se opozita del në shesh, pi kafe dhe ikën, Rama do rrijë në pushtet edhe 100 vite të tjera.

A.A/Shqiptarja.com