Opozita po proteston para Kryeministrisë për largimin e tij nga pushteti, ndërkohë që Edi Rama i ka dërguar një mesazh të qartë nga Berati se qeveria nuk preket. Kreu i qeverisë në Berat në kuadër të turit 'Bashkia që duam' në një takim me 200 operatorë turistikë në këtë qytet, tha se protestat dëmtojnë ekonominë dhe imazhin e vendit për negociatat, por qeveria ka besimin e shumicës së shqiptarëve deri në vitin 2021. Gjatë fjalës së tij, ai shpalosi edhe disa nga projektet në këtë qytet që do të bëhen realitet nëse në zgjedhjet e 30 qershorit do të fitojë kandidati Ervin Demo. Takimet në këtë qark kryeministri Rama i nisi dje, ndërkohë që do të vijojnë edhe sot dhe nesër.
Opozita proteston poshtë zyrës, Rama nga Berati: Gjithçka preket, por jo qeveria, po rrezikohen negociatat
No videos found.