Orban në Tiranë: Që Europa të mos ngelet pas duhet të integrojë Shqipërinë e Ballkanin Perëndimor në BE! E turpshme sa avash po ecën

16 Qershor 2023, 11:52

"Çështja e sotme është si mund të konsiderojmë Ballkanin Perëndimor dhe anëtarësimin e vendeve në Europë. Është problem apo mundësi. Ajo që u kam thënë kolegëve të mi në Europë është: Përpiquni të imagjinoni Europën sot pa Slloveninë, Hungarinë, Poloninë, Kroacinë. Si do të ishte pamja e Europës së sotme? Zhvillimi ekonomik? Nuk do të kishim rritje ekonomike.Mendoj se sot në BE kemi rritje ekonomike sepse ne vendet e BE-së dhe të Evropës qëndrore dhe lindore kemi sjellë zhvillim. Shpresojë të sjellë dhe Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, sepse Shqipëria ka kapacitet rritjeje dhe zhvillimi. Dhe Europa nëse nuk do të ngelet pas në këtë ecje e zhvillim global përgjigjja është e thjeshtë. Rezervat e rritjes janë ekskluzivisht në Ballkan. Nuk gjenden në vendet e tjera të Europës. Nuk jam në gjëndje të përmend asnjë vend europian që ka rezerva në rritje e zhvillim qoftë  Ne kërkojmë gjithmonë që Shqipëria të anëtarësohet në BE. Është e turposhme sa avash po ecën ky proces i zgjerimit në BE" tha Orban.

  •