Organizohet parada e LGBTQIA+ në Tiranë, parulla që shpalosin: Hape zemrën

20 Maj 2023, 16:53 | Përditesimi i fundit: 2023-05-20 20:32:32

Për herë të 11, në vendin tonë pritet që të organizohet parada e komunitetit LGBTQIA+. Kjo paradë bëhet në vazhdimësi të aktiviteteve, ku pjestarë të komunitetit kërkojnë të drejta të barabarta, mos të diskriminohen dhe bullizohen.

Parulla me të cilën do mbahet parada këtë vit është "Hape Zemrën". Është miratuar një plan veprimi për komunitetin LGBTQIA+, por anëtare të këtij komuniteti thonë se nuk është zbatuar siç duhet dhe ende ata vuajnë problematika të ndryshme, siç është diskriminimi, refuzimi i shërbimeve etj.