Organizohet për herë të parë festivali i peshkatarëve në Pogradec! Ekspozim produkteve dhe argëtim

3 Gusht, 15:24

Për herë të parë ka ngritur siparin Festivali i Peshkatarëve në fokus të të cilit është njohja e traditës por edhe promovimi i peshkimit. Përveç tregtimit të produkteve të ndryshme të peshkut, për pjesëmarrësit ofrohet dhe shumë argëtim nga këngëtarë e artistë të shumtë.