Osmani në Tiranë: Shqipëria të jetë zëri i Kosovës aty ku nuk ka përfaqësim

4 Shtator 2023, 12:26

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencën për shtyp me Begajn, ka kërkuar që Shqipëria të jetë zëri i Kosovës në instancat ku ajo nuk ka përfaqësim. Osmani tha se ka ardhur në Tiranë për një strategji të përbashkët për të unifikuar politikën e jashtme mes dy vendeve. Ajo vlerësoi marrëdhënien mes dy vendeve.