Osmani: Serbia fqinj agresiv, do të na zhdukë nga faqja e dheut

4 Shtator 2023, 12:52 | Përditesimi i fundit: 2023-09-04 13:00:38

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani gjatë konferencës për shtyp me presidentin Bajram Begaj hodhi akuza të forta në drejtim të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, duke thënë se në bashkëpunim me Vladimir Putin, duan destabilizimin e Ballkanit Perëndimor. Osmani tha se Serbia, vazhdon me logjikën për të zhdukur nga faqja e dheut Kosovën.