OTP blen ‘Alpha Bank’, zv.drejtori Uolf: Duam të jemi lider kudo! CEO: Fokus kënaqësia e klientit dhe digjitalizimi

19 Korrik 2022, 18:56

Grupi OTP bank ka përfunduar zyrtarisht procedurën e blerjes së Alpha Bank Albania, ndërsa bashkimi i tyre pritet të finalizohet në vjeshtën e këtij viti. Ky transaksion forcon më shumë pozitat e OTP në Shqipëri, e cila mbetet e hapur edhe për blerje të tjera, ndërsa synimi i saj, është që të jetë lider kudo që ndodhet. Kështu shprehet zëvendësdrejtori i përgjithshëm i OTP Bank në Hungari László Uolf.