‘Pa Cakran nuk ka Fier’- Debate në dëgjesën e Komisionit për ‘Territorialen’ mes Kujtim Cakranit dhe Idajet Beqirit: Mallakastra sot është një krahinë invalide

12 Maj, 22:16 | Përditesimi: 12 Maj, 22:16

Gjatë dëgjesës që zhvilloi sot në Fier Komisioni për Reformën Territoriale, avokatët Kujtim Cakrani dhe Idajet Beqiri janë përfshirë në një debat mbi përkatësinë administrative dhe historike të Cakranit.

I gjithë debati ishte i përqëndruar nëse Cakrani duhet të lidhet me bashkinë e Fierit apo me Mallakastrën.

Kujtim Cakrani, i njohur edhe si avokati i ish-Presidentit Ilir Meta, mbrojti me tone të forta idenë se Cakrani nuk mund të trajtohet thjesht si një njësi administrative, por si një zonë me identitet të veçantë historik, ekonomik dhe kombëtar.

I.M/Shqiptarja.com