Pa gjurmë’/ 10-vjeçari dhunohet nga fqinja, halla: E rrahu se i kishte bërë fustanin e mbesës pis

22 Nëntor 2018, 20:52

Gilman Berberi është djali 10-vjeçar me origjinë nga Bilishti i Korçës rastin e të cilit e denoncon sot në studion e emisionit ’’Pa gjurmë’’, halla Elvira Berberi. Gilmani është dhunuar fizikisht nga fqinja tri herë radhazi. Ngjarja ndodhi pas një sherri që nipi i fqinjës bëri me Gilmanin në internet për një lojë play station. Genci, babai Gilmanit, e denoncoi rastin në polici dhe aty fqinja e cila është edhe vetë gjyshe, ka thene se nuk ka ditur cka bërë atë ditë, duke u justifikuar. Djali iu nënshtrua të gjitha ekzaminimeve mjekësore lidhur me dhunën e ushtruar, pas një vizite të kryer në spitalin rajonal të Bilishtit. Nga ky u pajis edhe me një raport mjekësor. Halla e 10-vjeçarit që denoncoi rastin, sqaron se janë zhvilluar seanca gjyqësore, ndërsa kryefamiljari Genci Berberi është kërcënuar, ndërsa lidhur me ushtrimin e dhunës ndaj djalit nuk ka patur asnjë lloj reagimi institucional. Halla Elvira Berberi, thotë se familja e të vëllait kanë kanë pasur marrëdhënie të mira në Bilisht ku dhe kanë jetuar pak kohë më parë. Por ky konflikt dhe mes palëve u ka sjellë shqetesime të gjithëve. Pas kësaj ngjarje një tjetër episod ndjek familjen Berberi, Genci babai i Gilmanit ka patur edhe nje denoncim ne polici nga nje person për vjedhje, e cila nuk është bërë. Për të gjitha disponojnë dokumentat ligjore. Madje ky person ka bërë edhe një akt noterial duke akuzuar Genci Berberin se i kishte marrë bicikletën.Genci, babai i Gilmanit ka kaluar një situatë të rëndë shëndetësore. Tashmë familja Berberi ka pak kohë që kanë emigruar jashtë vendit pasi ndihen të kërcënuar.

Në studion e emisionit Pa gjurmë flet halla e cila thotë se nipi i saj u dhunua pasi i kishte bërë mbesës së fqinjës, fustanin pis.

Halla e djalit, Elvira Berberi: Fqinja është mbi 60 vjeçe, nipi i saj me fëmijën tonë u grindën kot. Nipi është më i madh, ishin ulur në playstation dhe ishin zënë. Pas 4 ditësh që ndodhi ngjarja, një shoku i tij, në një lokal e pa që ishte i dehur dhe i verbër, dhe i kishte marrë biçikletën dhe ia kishte strehuar në lokal, më vonë e kishte dhënë prapë. Vëllain tim e kanë kërcënuar.

Ylvije Haxhia e ka dhunuar djalin. E çuan në rajonin e policisë, fëmijëa kishte të vjella. E mori vëllai në krah, dhe më pas e çon në spital. Pasi iu bënë ekzaminimet, djali nuk ndihej mirë, donin t’i bënin skaner. Ajo e dëshmoi edhe në gjyq. Herën e dytë që e rrahu thotë se kishte bërë fustanin e mbesës pis.