Dafina dhe Jonid Muçi nga Kruja, prindër të 3 fëmijëve, ishin personazhet e emisionit "Pa gjurmë" në Report Tv. Të martuar në vitin 2008, por që prej disa muajsh të ndarë, historia e tyre ka marrë një tjetër rrjedhë. Drama sociale e familjes ka prekur edhe fëmijët e mitur.
Bashkëshortja Dafina tha në emisionin e kaluar se dilte në chat-line në Facebook, pasi një gjë të tllë ia kërkonte Jonidi për të joshur persona të tjerë kundrejt përfitimeve monetare. I pranishëm vetë në studion e "Pa gjurmë", Jonidi e mohon diçka të tillë dhe thotë se Dafina shkëmbente mesazhe dhe foto erotike në Facebook pa dijeninë e tij.
Përballja e dy ish-bashkëshortëve në "Pa gjurmë"
Jonid Muçi: Nuk e kam dhunuar. Ajo nuk donte familjen time, nuk respektonte mamanë time, as me kushërinjtë e mi. Konflikti i parë që ka nisur ka qenë një nuse e djalit të xhaxhait tim që kjo bëri gjeste xhelozie. Dhe plasi debati mes atyre të dyve, ajo sot nuk jeton. U ktheva nga Italia të muajit të kaluar, kjo i la fëmijët aty dhe iku. E kam telefonuar dhe i kam thënë kthehu se fëmijët kanë nevojë për nënën.
Drejtuesja e emisionit: Bashkëshortja ju akuzon se e keni përdorur në rrjetet sociale...Ndërkohë ju keni sjellë disa foto.
Jonid Muçi: Unë isha në dhomën e pritjes kur i thirra Dafina eja këtu dhe i them pse i fshive mesazhet nga telefoni. Këtë histori unë e kam marrë vesh fshehurazi. Ka qenë fundi i janarit kur e kam marrë vesh unë punën e mesazheve. Ditën e ditëlindjes zbulova që po më tradhtonte. I thoshte me mesazhe atij që kam këtë budallin këtu, flasim më vonë. Kjo i shkruante dhe unë i shihja se çfarë shkruante kjo. I kam thënë që do marr dajën tënd dhe të ikësh në shtëpinë tënde. Më tha mos i trego kujt se do vras veten. I kam thënë s'ke pse vret veten... Kjo ecte me idenë se unë nuk e kisha Facebook-un. Kur isha në Itali
Dafina: Prindërve të tu kurrë nuk iu kam rënë në qafë. Të kam mbrojtur. Nënën tënde e kam dashur shumë. Nëna jote më ka thënë të kam vajzën time dhe jo nuse.
Jonid Muçi: U varros dhe nuk erdhë ne varrim. Ka dy vite e gjysmë dhe ti sot nuk e di ku e ka varrin nëna ime. E dini kur ra tërmeti para disa ditësh, kjo me një djalë nga Mamurrasi...
Dafina: Ky ka futur gruan tjetër në shtratin tim...dhe unë atë shtrat do ta djeg.
Jonid Muçi: Djali im është abuzuar seksualisht sepse gruaja ime merrej me dashnorin... I kanë futur një shëringë dhe është vërtetuar me laborator, por zotëria nuk është dënuar. Zonja Dafina i ka torturuar fëmijët në maksimum.
