‘Pa gjurmë’/ Rrëfimi i 31-vjeçares: Flirtoja online për lekë, më mësonte burri. Jonidi: S’kam lidhje, ti shikoje trupin lakuriq…

Dafina dhe Jonid Muçi nga Kruja janë prindër të 3 fëmijëve. Ata u martuan në vitin 2008, ndërsa martesa e tyre shkonte shumë mirë. Çifti u detyrua të zhvendosej nga shtëpia e prindërve të Arlindit për të shuar debatet pasi vjehrra dhe vjehrri nuk e donin nusen e djalit. Pas këtij largimi, ndërsa çifti kanë 3 djem, nisën dhe debatet e para mes tyre. Jonidi nisi të ushtronte dhunë fizike mbi të shoqën, ndërsa ajo për shkak edhe të kushteve jo të mira ekonomike nis punë në një fabrikë kepucësh në Fushë-Krujë. Nga ana tjetër bashkëshorti i saj, babai i tre fëmijëve kishte nisur alkolin dhe kumarin. Kur vjerra ndërron jetë, vjerri Fatmiri e rikthen djalin në banesën e tij, me bashkëshorten dhe tri djemtë. At e bir ishin përdorues të rregullt të alkoolit dhe jeta e Dafinës tashmë po bëhej edhe më e vështirë, ndërsa dy meshkujt e familjes ushtronin dhunë fizike mbi të. Gjatë kësaj kohë pas një njohje në Facebook me një zotëri, Dafina në dijeninë edhe të të shoqit Jonidit i kërkon këtij personi ta ndihmojë për të marrë dokumenta kanadeze.

Ndërsa i kërkon bashkëshortes Dafinës ta joshë edhe me forma të tjera të pamoralshme, kundrejt përfitimit të parave. Kur personi në fjalë e kupton këtë gjë, i bën bllok nga rrjeti social Dafinës, ndërkaq Jonidi nis t’i bëjë presion të shoqes. Pas pak kohësh nga ky episod ai i thotë se do të largohet jashtë Shqipërisë. Në maj të këtij viti Jonidi niset për në Itali për të punuar, për kurimin e djalit të tyre të madh Arlindit i cili vuan nga (epilepsia).

Këtu nis edhe historia, që Dafina ka vendosur ta rrëfejë në studion e emisionit. Jonidi kishte krijuar një lidhje jashtëmartesore, me Ermelindën, vajzën të cilën e kishte njohur nga nga një grup i përbashket në Facebook.

Kësaj tradhtie i bie në gjurmë Dafina përmes mesazheve në Messenger. Ajo i tregon Ermelindës se është bashkëshortja e Jonidit, nëna e tre djemve që kanë sëbashku..Ajo tenton vetëvrasjen ndërsa debaton fort edhe me bashkëshortin. Në këto rrethana, në kushtet e një gjendje të rënduar psikologjike të Dafinës dhe dhunimit të vazhdueshëm që Jonidi i bënte, ky i fundit i kërkon divorcin, t’i marrë fëmijët dhe të largohej në Itali për t’i rritur bashkë me të dashurën jashtë kësaj lidhje martesore. Dafina nuk pranon t’i braktisë femijët. Sot ajo është në studion e emisionit ’’Pa gjurmë’’, për të bërë një apel. Ajo është gati të falë, për hir të 3 fëmijëve… Në ndjekje të gjurmëve të zemrës Dafina, ka diçka për t’i thënë Jonidit…

Ora 20: 00/ ‘Pa gjurmë’, Dafina tregon si mësoi për tradhtinë e burrit: Do shkojmë bashkë edhe në varr

Dafina ka treguar në studion e ‘Pa gjurmë’, ‘shpërbërjen’ e martesës së saj me Jonidin.

Pas chatimit online me burra të tjerë për të marrë para prej tyre më pas në formën e shantazhit, Dafina ka treguar se ka mësuar për tradhtinë e Jonidit, kur ai shkoi në Itali.

Dafina thotë se vajza nga Berati, Ermelinda, e dashura e Jonidit, fillimisht komentonte në fotot e tij në Facebook.

Dafina, nënë e tre fëmijëve thotë se e dashuron ende Jonidin, dhe se ata i kanë premtuar njëri tjetrin se do të shkojnë bashkë edhe në varr.

Nuk mohoj asgjë. Jam e drejtë. Dashurinë e Jonidit e dua jashtë mase. Ia kam dhënë premtimin tim që s’e tradhtoj. Ai më tha që do hyjmë të dy në një varr. Unë i kam shkruar vajzës që fliste Jonidi. Që në bisedën e parë më tha që do jem me Jonidin. Unë i thashë që jam gruaja e tij. Më tha po të erdhi merre. S’më bën zemra t’a shoh me tjetër. E dua pafund. Kur unë arrita dhe erdhi Jonidi, kishim shumë debate për shkak të saj. Mi mohoi disa fjalë. Më tha jo ashtu kështu, s’kam punë me të.

Dafina Muçi, nëna që prezantoi historinë e saj në ‘Pa gjurmë’.

Ora 19:50/ Përballen në ‘Pa gjurmë’ burrë e grua, Jonidi: I nxorre trupin lakuriq burrit të huaj. Dafina: E bëmë bashkë për lekë

Dafina është përballur me bashkëshortin e saj, Jonidin  në studion e ‘Pa gjurmë’.

Në një lidhje telefonike, Jonidi ka hedhur poshtë pretendimin e Dafinës se ai ka qenë në dijeni për flirtet online të gruas së tij.

Ai e ka akuzuar madje se e ka futur disa herë në burg pa arsye.

Përballja mes Jonidit dhe Dafinës:

Jonidi: Unë kam dëshmitarë që kam urdhër mbrojtjeje në shtëpi.

Dafina: Gënjen

Jonidi: Nuk kam pasur kurrë as fuoristradë asgjë.

Dafina: Më ka ndjekur me makinë

Jonida: I kam çuar faktet në ëhatsapp

Jonidi: Flet në telefon me 58-vjeçarë. Nxjerr trupin lakuriq tek burrat e tjerë. Burrat e tjerë zhveshin trupin dhe gruaja i sheh.

Jo, unë s’kam lidhje. Ka qenë nata e ditëlindjes, unë rrija duke parë tv ndërkohë që kjo fliste me tjetrin.

S’kam shkruar kurrë me zotin Rikardo. S’e kam kërcënuar. E mora në telefon kur mora vesh çfarë ndodhi.  Unë vij sonte, jo nesër. Kam fakte dhe çdo gjë.

Më thuaj zonjë, keni parë deri më sot, një burrë që t’i nxjerrë gruan e tij lakuriq një mashkulli tjetër? Ajo gruaja që keni aty i ka nxjerrë trupin një burri tjetri.

Dafina: Ne e bëmë të dy për lekë.

Jonidi: Edhe atë që thotë se do të vetëvritej e ka kot.

Mua më ka futur disa herë në burg kot. Më ka denoncuar Dafina disa herë në polici kot.

Dafina: Rri, se unë e fut aq brenda sa ai s’del më. Unë e dua, por kaq.

S’do ta gëzojë femër tjetër.

Ora 19:20/ Dafina tregon skemën: Burri më mësonte si t'i bëja presion mashkullit me të cilin flisja

Dafina ka treguar në studion e ‘Pa gjurmë’ se të gjitha bisedat në chat-in online janë kryer në dijeninë  e bashkëshortit. Ajo tregon me detaje si kanë tentuar t’a fusin në kurth burrin me të cilin Dafina fliste në Facebook.

Dafina Muçi: Ky person më hodhi një zemër mua. Unë i kërkova falje burrit se kam bërë një gabim në jetën. Sepse unë e ngacmova prej inatit, se doja atë njeri, i kërkova ndihmë. burri e pa që s’më ndihmoi, dhe më tha O Dafina, ta zhveshim këtë burrë dhe më pas t’a kërcënojmë se do t’i nxjerrim fotot në rrjetet sociale. Në youtube, jo me mua. Unë s’pranova. Jonidi gjeti disa foto dhe ia dërgoi këtij personi.

Ne e bëmë bashkë të dy. Burri fshihej dhe i shkruante ndonjëherë në emrin tim. Ai mendonte që të flasim me të që t’i marrim lekë. Unë e kam pranuar dhe s’e mohoj. E ka bërë burri foton, jo unë.

E fotografuam të zhveshur.

Dafina më tha, foli prapë. Thuaji që s’jam këtu se kam ikur jashtë. Kur e pa që ai s’na dha gjë, burri e shau. Ai pastaj e kuptoi dhe tha që burrë e grua jeni kot.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ggg: 26/10/2018 03:00

    Familje e degjeneruar........

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë