Prej tre vitesh, familja Latollari jeton mes ankthit dhe pasigurisë për fatin e Bektash Latollarit, 66-vjeçarit nga Elbasani, i cili humbi kontaktet me të afërmit pasi u largua nga shtëpia për të punuar në jug të Shqipërisë. Në fillim, familja pati komunikim me të, por më pas telefonatat u ndërprenë dhe çdo gjurmë e tij u zhduk. Bashkëshortja, Zyba Latollari, tregon për kërkimet e bëra nga fëmijët në vendet ku Bektashi kishte punuar, por pa mundur të zbulojnë asgjë për fatin e tij. Dyshimet e familjes janë të shumta: mos është duke u shfrytëzuar për punë apo mos ka pësuar diçka në ndonjë zonë malore, duke qenë se vuante nga tensioni i ulët? Pas 44 vitesh martesë, Zyba ka vetëm një dëshirë: bashkëshorti të kthehet në shtëpi. Ajo i drejton një mesazh prekës: “Nëse Bektashi më dëgjon, të kthehet në shtëpi. Të gjithë po e presim!”
Ndiqni këtë histori në emisionin “Pa Gjurmë” me gazetaren Odeta Dume, çdo ditë, në orën 16:00 në Report TV.















