Pacientët e Onkologjikut në mëshirë të fatit, Kryetarja e Urdhrit të Farmacistëve: Mungojnë barnat për trajtimin e tumoreve

27 Shkurt, 16:38

Kryetarja e Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma thotë për Report Tv se në treg aktualisht mungojnë barna citostatikë, të cilët përdoren nga pacientët e Onkologjikut për trajtimin e kancerit.

“Në periudha të ndryshme kohor e mungojnë, aktualisht mungojnë barna citostatikë, për pacientë të onkologjikut. Nga informacionet që unë kam ka mangësi”, tha Toma në Report Tv.

E ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Toma diskutoi mbi mungesën e barnave në treg, ku Report Tv pas një vëzhgimi konstatoi se ka mungesë të Ventolës, (salbutamol), ilaçi në formë pompe që përdoret nga astmatikët për lirimin e rrugëve të frymëmarrjes. Ajo thotë se farmacisti mbetet me duar të lidhura për shkak të këtyre problemev