'Jemi shumë mirë edhe ti do të bëhesh mirë', pamje prekëse brenda Infektivit! Pacientët me COVID flasin me të afërmit përmes tabletave

6 Dhjetor 2020, 13:24 | Përditesimi i fundit: 2020-12-06 13:59:38

Pacientët e shtrur në spitalet COVID tashmë kanë një mënyrë të re komunikimi me të afërmit dhe familjarët që ndodhen jashtë spitalit në pritje për të marrë informacione për shëndetin e tyre.

Kjo mënyrë komunikimi do të bëhet përmes tabletave të posaçme që janë vënë në dispozicion.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila ka publikuar disa pamje brenda spitalit Infektiv, nga ku tregohet se si pacientët me COVID që janë shtruar në spital flasin me të afërmit përmes tabletave.

"Një mënyrë e re komunikimi përmes tabletave të posaçme që kemi vënë në dispozicion, për t’ju dhënë pacientëve të shtruar në spital me COVID, nga familjarët që presin me padurim të shohin të afërmit e tyre", shktuan ministrja.

"Jemi shumë mirë edhe ti do të bëhesh mirë, pa merak fare", me këto fjalë e ngushëlloi familjari një paciente të shtruar te Infektivi.

Prej kohësh familjarët e të prekurve me COVID kanë ngritur shqetësimin e familjarëve se nuk mund të flasin dot më të afërmit e tyre të shtruar në spitalin infektiv dhe se kërkojnë më shumë informacion mbi gjendjen e tyre.

Por tashmë ministria e Shëndetësisë ka vendosur se disa persona nga stafi mjekësor të pajisjen me tableta dhe se familjarët të mund të flasin dhe shohin me figurë gjendjen e të afërmeve të tyre.