Familjarët e pacientëve me COVID: Më shumë kohë për të marrë informacion e psikologë në spitale! Manastirliu: Tableta që të komunikoni e shihni të afërmit e shtruar

Shqetësimin e familjarëve se nuk mund të flasin dot më të afërmit e tyre të shtruar në spitalin infektiv dhe se kërkojnë më shumë informacion mbi gjendjen e tyre. Ministria e Shëndetësisë ka vendosur se disa persona nga stafi mjekësor të pajisjen me tableta dhe se familjarët të mund të flasin dhe shohin me figurë gjendjen e të afërmeve të tyre. Ndërkohë nga ana tjetër familjarët kërkuan më shumë kohë për të marrë informacion dhe se duan që të ketë psikologë në spitale që të trajtojnë anën psikologjike e emocionale të pacientëve.

Ministrja Manastirliu tha se  tabletat e vendosura në dispozicion do të shërbejnë për të bërë lidhjen mes familjarëve dhe pacientëve, me koordinimin e administratës së spitaleve COVID.

Manastirliu zhvilli një takim me familjarët e pacientëve të shtruar me Covid19, në pikën e informacionit të ngritur pranë Spitalit Infektiv, për të dëgjuar shqetësimet dhe për të folur për elementët e rinj të komunikimit të familjarëve me pacientët.

“E mirëkuptoj që ju doni të komunikoni. QSUT ka vendosur një rregullore dhe ne këtë mekanizëm jemi duke përmirësuar, qoftë nëpërmjet administratorit të spitalit, qoftë nëpërmjet koordinatorëve me pacientin, qoftë nëpërmjet psikologëve, të cilët janë aty dhe do shërbejnë gjithashtu dhe për të bërë lidhjet direkte nëpërmjet tabletave që ne kemi vënë në dispozicion, pikërisht për të përmirësuar komunikimin. Kjo është një mënyrë e lehtë dhe shumë më e shpejtë për të komunikuar edhe për të t’i vendosur në kontakt familjarët me pacientët dhe patjetër që edhe ju qetësoheni. Tabletat do të shpërndahen në të gjithë spitalet Covid”, tha Manastirliu.

Shefja e Shërbimit Infektiv, prof. Najada Çomo, duke i’u përgjigjur nevojave të familjarëve, u shpreh se ata duhet të dëgjojnë dhe të besojnë vetëm mjekun kurues dhe të mos marrin informacione të gabuara.

“Ju keni një hall të madh dhe ju mirëkuptojmë. Por jo çdo njeri që shikoni në rrugë do e kapni për të marrë informacion sepse do të merrni informacione të gabuara. Informacionin e saktë e merrni vetëm nga mjeku kurues” u përgjigj shefja e spitalit infektiv.

Familjarët e pacientëve kërkuan vendosjen e një komunikimi me koordinatorët në orare të caktuara por edhe fleksibilitet ne orare. Sipas rregullave të vendosura të komunikimit familjarët mund të dërgojnë sendet personale të të afërmeve apo të marrin informacion në oraret 9-11 paradite dhe 16-17 pasdite në pikën e informacionit të caktuar pranë spitalit infektiv.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë