Pacientët përballen me mungesë analizash pas datës 20 të çdo muaji, Sala: Prioritet u jepet analizave urgjente, por shërbimi vijon normalisht

23 Prill, 14:59 | Përditesimi: 23 Prill, 14:59

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala iu përgjigj opozitës për faktin se pas datës 20 të çdo muaji, pacientët në spitale përballen me mungesë të shërbimit të analizave nga ana e koncesionarit. Sala tha se kontrata parashikon një planifikim mujor të të volumit dhe buxhetit të analizave për çdo spital dhe kur arrihet rreth 75% e këtij vëllimi, koncesionari njofton strukturat drejtuese përkatëse. Sala thotë se në këtë fazë, shërbimi vijon normalisht, por prioritet u jepet analizave urgjente.

 

I.M/Shqiptarja.com