Paditi Berishën se ka tentuar të shfarosë familjen Haklaj, motra e madhe Aishe Haklaj thirret në SPAK për të dëshmuar

28 Prill 2023, 11:54 | Përditesimi: 28 Prill 2023, 21:09

TIRANË- Aishe Haklaj, motra e madhe e familjes Haklaj ka ardhur nga Suedia dhe është paraqitur në SPAK, ku po merret në pyetje nga prokurorët e Posaçëm. Report Tv mëson se ajo po pyetet lidhur me denoncimin që ka bërë në SPAK në korrik të 2021, ku akuzon ish kryeministrin Sali Berisha për vrasjen e 4 vëllezërve të saj, Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj.

r.k./Shqiptarja.com