Paga mesatare në vend ulet në muajt e verës! INSTAT: Zbriti në 56.435 lekë, bujqësia më e diskriminuara! E pësojnë edhe financierët e bankierët

14 Dhjetor 2021, 19:56

Paga mesatare në shkallë vendi në tremujorin e tretë të vitit është ulur në raport me tremujorin e dytë të vitit. Sipas të dhënave të INSTAT paga mesatare ishte 56.435 lekë në fund të muajit shtator. Sektori me pagat më të ulta në vend është bujqësia që ka edhe numrin më të lartë të të punësuarve.