Paga mesatare në vitin 2021 u rrit me 8.4%, në fund të dhjetorit arriti në 59.5 mijë lekë! Rrogat më të larta tek financierët, më të ulta në bujqësi

10 Mars 2022, 18:15 | Përditesimi: 10 Mars 2022, 18:15

Në raportin e fundit të publikuar INSTAT raporton se në tremujorin e fundit të vitit 2021 paga mesatare mujore bruto është 59.565 lekë dhe është rritur me 8,4 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Rritja e pagave është 4.614 lekë në raport me tremujorin e katërt të vitit 2020.

Pavarësisht përmirësimit ekonomik, bujqësia vijon të ketë pagat më të ulta, me rreth 39.8% më pak sesa paga mesatare në vend.

KT/Shqiptarja.com