Pagat e drejtësisë/ Bardhi: Projektligji i 2 deputetëve të PS bie ndesh me vendimin e Kushtetueses, nismën duhej ta sillte qeveria

8 Shtator, 13:14 | Përditesimi: 8 Shtator, 13:14

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzoi qeverinë se nuk ka përmbushur detyrimin për të propozuar projektligjin për pagat e magjistratëve, duke e cilësuar situatën e krijuar cenim të pavarësisë së sistemit gjyqësor. Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Bardhi tha se nisma e dy deputetëve socialistë bie ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe paralajmëroi se sistemi gjyqësor po futet në kolaps.

 

E.H/Shqiptarja.com