Pagat e magjistratëve/ Mazhoranca drejt miratimit të rritjes sa 2% e pagës së Presidentit: Ruajmë balancën në buxhet!

14 Shtator, 14:17 | Përditesimi: 14 Shtator, 14:17

Mazhoranca i qëndron propozimit që paga referuese e magjistratëve të rritet nga 36 në 38% të pagës së Presidentit të Republikës. Drafti po shqyrtohet në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ku socialistët argumentuan se formula e propozuar zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por merr parasysh edhe mundësitë e buxhetit të shtetit. Drafti i PS parashikon një rritje me rreth 8500 lekë për rrogën referuese të magjistratëve, ndërkohë që pretendimi i tyre, (i miratuar edhe nga KLGJ e KLP) është 9-fish më i lartë, rreth 80 mijë lekë më e lartë.

SI.E./Shqiptarja.com