Pagesa për transportin e mësuesve, Kushi në Report Tv: Po ndërhyjmë në VKM, do përfitojnë edhe ata që punojnë jashtë bashkisë! Në fuqi së shpejti

9 Shkurt 2023, 14:46 | Përditesimi i fundit: 2023-02-09 15:39:04

Qeveria po ndërhyn në një VKM me qëllim që të mundësojë pagesën e transportit për mësuesit që punojnë jashtë bashkisë ku jetojnë. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi e ftuar në Report Tv tha se aktualisht pagesë për transport marrin vetëm ata mësues të cilët banojnë 5 deri në 50 km nga shkolla ku punon, por duhet të jetë brenda bashkisë.