Pak dhurues, të sëmurët talasemikë në kërkim të gjakut! Mjekja hematologe: Qytetarët e kanë tabu dhurimin e gjakut

8 Maj 2023, 16:04

Pacientët talasemikë në vendin tonë, vijojnë të kenë problem marrjen e gjakut sipas nevojave, pasi dhurimet nga vullnetarët janë të ulëta. Qindra talasemikë kanë nevojë për transfuzion gjaku të vazhdueshëm për të mbajtur hemoglobinën në parametra normalë dhe dhuruesit më të shpejtë, janë vetëm familjarët.