TIRANE-Ish-Presidenti Bujar Nishani i ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' deklaroi se Edi Rama është i frikësuar prandaj po tenton të kalojë paketën ligjore Anti-KÇK, që sipas shumicës do të krijohet për të goditur pasuritë e krimit të organizuar, e për rrjedhojë edhe prokurorët e gjyqtarët e korruptuar që teksa presin të "digjen" në vetting, po i bëjnë favoret e fundit eksponentëve të krimit të organizuar. Nishani i bën thirrje SPAK-ut që u ngrit sot, që të nisë punën me hetimin e kryeministrit Edi Rama.
"Kam parë dicka në media, por nuk kam asnjë kuriozitet, pasi skenari është i qartë i aktit të fundit të komedisë, madje zgjodhi një skenë teatri për ta luajtur. Një komedi që ka krijuar një tragjedi të madhe. Por cdo shqiptar do të pyeste, pse nuk u tregon në përfundim të vitit të shtatë të qeverisjes se cfarë ka bërë për ekonominë, rrogat dhe pensionet? Ai vijon me batuta bajate, para 20 viteve kur sapo kishte hyrë njerëzit tërhiqeshin nga batutat e tij, por tani pas 20 viteve janë konsumuar. Nuk e di kush e ka penguar kryeministrin për të luftuar krimin? Nëse flasim për drejtësinë e korruptuar ne po ndërtojmë drejtësinë e re? Kjo është një polici paralele. Ka një koklavitje të sjellës së kryeministrit, është e qartë se tashmë Rama është i frikësuar shumë se po afrohet ndërrimi i pushtetit. Me gjithë tendencën për të kapur drejtësinë dhe për ta bllokuar jam i bindur se me gjithë këto paudhësi, shpejt do të jetë subjekt i dosjeve të shekullit, në gjykimin tim. Prandaj ka një kaos kaq të madh.