Ngrihet SPAK, kush janë 8 prokurorët e parë që do të hetojnë zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar! Hapet gara për drejtuesin

Me 19 dhjetor, tetë anëtarët e “Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” (SPAK), do të betohen para Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, e pas kësaj date ata do të marrin në dorë hetimin e dosjeve të zyrtarëve të lartë të korruptuar dhe krimit të organizuar.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në mbledhjen e ditës së sotme, emëroi me 11 vota Altin Dumanin, Arben Krajën, Behar Dibrën, Edvin Kondillin, Elida Celami(Kaçkini), Ened Nakuçin, Enkeleda Millonai, Klodian Braho, për të qenë anëtarë të kësaj strukture.

Anëtarët e SPAKU-t do të kenë një mandat 9 vjeçar, pa të drejtë emërimi, ndërsa është hapur gara edhe për drejtuesin e SPAK, dhe afati për zgjedhjen e tij është 15 ditë.

Për të zgjedhur drejtuesin e SPAK, Ibrahimi ka propozuar që çdo anëtar i KLP-së duhet të votojë duke shpjeguar pikëzimin e tij për çdo kandidat në një formular pikëzimi.

Prokurorët e SPAK mund të hetojnë që nga Presidenti, Kryeministri, ministri, deputetët e deri tek drejtuesit dhe zyrtarët e lartë të institucioneve të tjera në varësi të Qeverisë ose jo.

Kjo strukturë do të ketë ndihmën e një strukture tjetër hetimore që është Byroja Kombëtare e Hetimit, (BKH), anëtarët e të cilit janë hetuesit dhe oficerë të Policisë Gjyqësore. Drejtuesi dhe gjithë anëtarët e BKH kontrollohen nga prokurorët e posaçëm. Me ngritjen e SPAK-ut do të shkrihet Gjykata për Krime të Rënda, kompetencat e së cilës do t’u kalojnë gjykatave në rrethe.

Funksionet e drejtuesit të SPAK

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:30
Hapet gara për drejtuesin e SPAK, afati dhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët

Pas emërimit të 8 anëtarëve të parë të SPAK, KLP ka hapur garën për drejtuesin e kësaj strukture, e cila do të ketë si fokus hetimin e zyrtarëve të lartë të korruptuar dhe krimin e organizuar.

Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi në mbledhjen e ditës sotme, bëri me dije se afati për të zgjedhur drejtuesin e SPAK është 15 ditë.

Po ashtu, KLP ka njoftuar edhe kriteret që duhet të plotësohen për t’u bërë drejtues i kësaj strukture.

Eksperienca në ndjekjen e çështjeve sensitive, eksperienca dhe aftësia në organizim dhe drejtim strukture, do të vlerësohen nga KLP në momentin që do të ketë kandidatë për të qenë drejtues i SPAK.

Po ashtu, anëtarë të KLP do kenë parasysh edhe eksperiencat në hartim të rregullt administrativ, dosjet e ndjeshme për publikun që kanë hetuar, apo edhe imazhin publik i kandidatëve.

Edhe pse pati debat për mënyrën sesi do të vlerësohen kandidatët, me 6 vota pro dhe 5 kundër, Këshilli ka vendosur që vlerësimi të bëhet nga KLP dhe jo nga Këshilli i Posaçëm.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 25/11/2019 19:00

    Kjo eshte shpresa e fundit.. Bejeni per ata qytetare te ndershem qe gjithe keta vite u perbuzen nga horrat e krimit dhe te politikes.. Rrofte shqiperia

    Përgjigju
  • Shqiptar: 25/11/2019 15:20

    Pune te mbare. Kombi Shqiptar kudo qe ndodhet i ka syte te ju. Plot me besim dhe shprese.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja