Paketa Anti-Shpifje/ Hysi sqaron pse u theksua në ligj 'media audio-vizive'

18 Dhjetor 2019, 21:53

TIRANË- Deputetja e PS-së, Vasilika Hysi ka sqaruar një nga ndryshimet e bëra në minutën e fundit nga mazhoranca në Paketën Anti-Shpifje, në pikën c të saj, ku thuhet "pezullim të përkohshëm të licencës dhe/ose autorizimit (shtohet) për ofruesit e shërbimeve audio dhe audio-vizive". Në studion e Report Tv, Hysi ka sqaruar se një gjë e tillë nuk kërcënon televizionet. Që do të thotë, duke qenë se ligji tashmë përveç TV  i shërben edhe portaleve, është shtuar " audio-vizive" për të specifikuar se heqja e licencës i referohet vetëm Televizioneve  dhe jo medias online, pasi këta të fundit nuk është e nevojshme për t'u  pajisur me një gjë të tillë.   

"Licencë kanë mediat vetëm audio vizive, sepse duhet ta dallojnë që në rastet e portaleve nuk ka nevojë për autorizimin. Dhe kur flitet për rastet e gjobave. Për të qartësuar. Deri tani, ky nen ka qenë vetëm për mediat audiovizive, me ndryshimin e ligjit është edhe për portalet. Në këtë rast duhet bërë dallimi për se kujt i referohet", tha Hysi.

Një gjë është mbështetut edhe nga ish- kryetarja e AMA-s Endira Bushati, e cila konfirmoi se ligji ka qenë ekzistues, por për faktin se tashmë na zgjeruar objektin e saj, është bërë për ta specifikuar. 

"Në ligjin e mëparshëm vetëkuptohej që është për audiovizive, me ligjin e ri është bërë për ta specifikuar për cilin bërë. Kështu ka qenë neni, por nuk e ka pasur shtesën sepse kuptohej se ligji ka qenë për median audiovizive", shtoi Bushati