Portalet 'shpëtohen' nga mbyllja, por u rritet gjoba (dhe nuk pezullohet pa folur gjykata)! Parlamenti voton ligjin anti-shpifje /VIDEO- Ndryshimet e fundit

TIRANE - Në mesin e protestës nga komuniteti i gazetarëvë në Shqipëri dhe vëmendjes kritikuese të ndërkombëtarëve, parlamenti i Shqipërisë miratoi në mbrëmje në seancën e fundit për këtë sesion parlamentar, paketën anti-shpifje që për herë të parë rregullon me ligj mediat online, portalet dhe jo rrjetet sociale e blogjet. Me 82 vota pro, 13 kundër dhe 5 abstenim Kuvendi kaloi ligjin me disa amendamente të minutave të fundit nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndryshime që shpëtuan portalet nga mbyllja, por që nuk pezulluan gjobën në rast se vendimi i AMA-s ankimohet në Gjykatën Administrative. Pra gjoba do të paguhet pa pritur të shprehet gjykata. Socialistët argumentuan se ndryshimet synojnë të formalizojnë tregun online duke mbrojtur qytetarët nga shpifja, ndërsa kryeministri Edi Rama tha se ligji është i dakordësuar 100 % sipas rekomandimeve të OSBE-së, ku edhe ndryshimet e fundit erdhën pikërisht nga selia në Vjenë e OSBE.

Kliko KETU për të lexuar projektligjin FINAL me ndryshimet të paketës antishpifje

Ligji i ndryshuar rriti gjobat ndaj portaleve, nga 400 mijë lekë, në 600 mijë lekë maksimumi, ndërkohë që për televizionet vlera mbeti e pandryeshuar, 1 milionë lekë. Kur portali nuk zbaton vendimet e Këshillit të Ankesave (në varësi të AMA-s) dhe nuk publikon përgënjeshtrimet, gjoba shkon deri në 800 mijë lekë. Dhe vetëm kur kapet në shkelje më shumë se 3 herë brenda vitit, portali gjobitet akoma më shumë, duke shtuar 50% të vlerës së gjobës.

Me ndryshime e fundit, edhe nëse një shkrim ka përmbajtje me pornografi me fëmijë, vepra me qëllime terroriste dhe shkelje të sigurisë kombëtare, që Balla tha se janë vepra penale kriminale, portali nuk mbyllet siç ishte në draftin paraprak, por lajmi sfumohet me ndërhyrjen e AKEP, dhe kërkohet të fshihet vetëm përmbajtja që është cënuese.

Me dhjetëra gazetarë protestuan këtë të mërkurë para Parlamentit ndërsa pas votimit thanë se do t'i kërkojnë presidentit Ilir Meta të mos e dekretojë, dhe do ta çojnë në ligjin në Gjykatën e Strasburgut. Edhe vetë Kryeministri Rama u shpreh i qartë për veprimin e pritshëm të presidentit Ilir Meta, për ta kthyer pas në Kuvend për rishqyrtim ligjin anti-shpifje, por tha se pas janarit qytetarët do të kenë mundësi të jenë të mbrojtur me ligj ndaj abuzimeve që mund t'u bëhen përmes shkrimeve në portale.

Kreu i qeverisë në një fjalë të gjatë në mbrojtje të këtij drafti që ka 1 vit që është hartuar, edhe pse diskutimet e rralla nuk kanë qenë të frytshme, me ironi i quajti gazetarë heronj, teksa në të vërtetë i etiketoi ata si shkelës së të drejtave të qytetarëve. Kreu i qeverisë nuk u ndal konkretisht në shqetësimin më të madh të komunitetit të gazetarëve dhe instancave ndërkombëtare, që është kthimi i AMA-s, një organizëm i kushtëzuar nga shumica në pushtet, në gjykatë të gazetarëve. Rama tha se në rastet e shpifjeve vendimmarrja nuk do të jetë e Këshillit të Ankesave apo Bordit (dy institucioneve në varësi të AMA-s, me gazetarë dhe juristë), por gjykatës. 

Shefi i mazhorancës dha shembullin e vendeve të ndryshme në botë me kod penal, pra që e dënojnë shpifjen me burg, dhe me masa administrative (gjoba) mjaft të larta, por tha se ishin pikërisht ndërkombëtarët (BE, OSBE dhe Këshilli i Evropës) që kërkuan të mos merren për shembuj këto modele kaq të ashpra.

Paketa anti-shpifje, nuk ka asnjë fjalë për regjistrimin e portaleve në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ashtu sikundër nuk flitet as për regjistrim në AKEP. I detyrueshëm nuk është as regjistrimi në AMA i cili ndryshe nga të parët, nuk shërben për të marrë një NIPT që automatikisht të bën subjekt të sistemit tatimor, por vetëm për të pëfituar lehtësira fiskale (ende të paqarta se për çfarë benefitesh bëhet fjalë dhe nëse janë zbatuar ndonjëherë në Shqipëri ndaj mediave të tjera)

Edhe pika e përgënjeshtrimit i cili është i detyrueshëm, por edhe i zbatueshëm aktualisht nga disa portale, kriteret i vendos Këshilli i Ankesave. Pra është ky këshill i AMA që merr në dorë ankesën e qytetarit dhe që vendos se cili informacion është i sakti, ai i publikuar online, apo ai që pretendon qytetari. Thënë shkurt, "gjykimi" mbi të gjitha proceset dhe ndërlidhjet mes lexuesit dhe portalit, është AMA, edhe pse portalit i jepet e drejta që pas këtij vendimi ta ankimojë në Gjykatën Administrative.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:02
Rritet gjoba për portalet, nga 4 milionë lekë të vjetra në 6 milionë lekë të vjetra

Gjoba për televizionet mbetet e njëjtë, nga 100 mije lekë deri në 1 milionë lekë. Ndërsa për portalet, gjoba rritet, duke mos qenë më nga 100 mijë lekë deri në 400 mijë lekë, por nga 100 mijë deri në 600 mijë. Ndryshimet i bëri të ditura kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, amendamente të cilat u votuan në fund të seancës së Kuvendit.  

Përsëritja e shkeljes më shumë se 3 herë gjatë një viti dënohet me një rritje deri në 50% të shumës së gjobës. Pra që do të thotë se gjoba maksimale për portalet arrin deri në 900 mijë lekë, nëse shkelja është përsëritur më shumë se tre herë në vit. Por nëse një portal nuk ka respektuar vendimet e KA-së 3 herë brenda vitit, ai gjobitet me 50 % të vlerës së gjobës, që do të thotë se për këtë rast, arrin deri në 1 200 000 lekë. 

2. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:

1. Me gjobë:

a) nga 100 000 Lekë deri në 1 000 000 Lekë në rastet kur OSHMA-të shkelin detyrimet e parashikuara në nenin 33 dhe 37 të këtij ligji;

b) nga 100 000 Lekë deri në 600 000 Lekë në rastet kur OSHPE-të shkelin detyrimet e parashikuara në nenin 33/1 të këtij ligji;

c) Nga 40 000 Lekë deri në 800 000 Lekë kur nuk respektohet vendimi i Këshillit të Ankesave ose e drejta për përgjigje sipas parashikimeve të nenit 53/1 të këtij Ligji.

Përsëritja e shkeljes më shumë se 3 herë gjatë një viti dënohet me një rritje deri në 50% të shumës së gjobës të përmendur më lart. Në rast përsëritjeje më shumë se 5 herë gjatë vitit të kaluar, subjekti nuk do të përfitojë lehtësira fiskale apo të ndonjë lloji tjetër për një periudhë 3-vjeçare”.

3. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:

“2. Me gjobë nga 800 000 Lekë deri në 2 000 000 lekë, në rastet kur:

4. Në pikën 10, përpara fjalës “... inspektorët ...” shtohen fjalët “... Këshilli i Ankesave ...”.

5. Në fund të fjalisë së dytë, të pikës 11, shtohen fjalët, si më poshtë:

“....sipas parashikimeve të nenit 19, të këtij ligji, bazuar në parimin e proporcionalitetit.”

6. Në pikën 12, togfjalëshi “Gjykatën e Rrethit Gjyqësor ku ka selinë organi adminstrativ” zëvendësohet me togfjalëshin “Gjykatën Administrative të Rrethit Gjyqësor Tiranë”.

Ora 20:36
Ndryshimet e minutës së fundit nga Balla nuk pezullojnë gjobën ndaj portalit në rast të ankimimit në gjykatë

Nëse AMA vendos gjobë ndaj një portali dhe e detyron ta paguajë, mbetet në fuqi një nga pikat më të kritikuara të paketës: Gjoba nuk do të pezullohet edhe nëse portali e anikmon atë në Gjykatë. Kryetari i grupit parlamentar socialist tha se i janë bërë disa amendime pikës 6 të nenit 132 që flet për masat e marra për shkeljet, por nuk është prekur pjesa që: Ankimimi ndaj vendimit të Këshillit të Ankesave nuk pezullon ekzekutimin e vendimit.

Ishte

6. Subjekti i ndëshkuar mund të bëjë ankim pranë Bordit të AMA-s brenda 30 ditëve nga data e shpalljes ose e njoftimit të vendimit të KA-së për vendimet sipas parashikimeve të neneve 33/1, 51/1, 53/1 të këtij ligji. Ankimi ndaj vendimit të KA-së nuk pezullon ekzekutimin e vendimit. Bordi i AMA-s shqyrton ankesën dhe shpall vendimin jo më vonë se 10 ditë. Kundër vendimit të Bordit të AMA-s mund të bëhet ankim në Gjykatën e Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Bëhet

Subjekti i i interesuar ose/ ndëshkuar mund të bëjë ankim pranë Bordit të AMA-s brenda 30 ditëve nga data e shpalljes ose e njoftimit të vendimit të KA-së për vendimet (sipas parashikimeve të neneve 33/1, 51/1, 53/1 të këtij ligji) - HIQET. Ankimi ndaj vendimit të KA-së nuk pezullon ekzekutimin e vendimit. Bordi i AMA-s shqyrton ankesën dhe shpall vendimin jo më vonë se 10 ditë. Kundër vendimit të Bordit të AMA-s mund të bëhet ankim në Gjykatën e Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Ora 19:22
AMA nuk do të mbyllë portalet, hiqet nga tekstit vetëm përmbajta me pornografi, terrorizëm e që cënon sigurinë kombëtare

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka bërë disa ndryshime të fundit në paketën anti-shpifje, amendimet e së cilës i ka lexuar në Kuvend ku u bë edhe miratimi i paketës. Pika më e kritikuar, ajo që AMA urdhëronte AKEP-in të mbyllte një portal nëse për 60 minuta nuk kishte fshirë një lajm që kishte pornografi me fëmijët, terrorizëm, dhe cënon sigurinë kombëtare, është hequr.

Pra, një portal nuk do mbyllet pa një vendim gjykate.

Sipas ndryshimeve të fundit, që tashmë kaluan në Parlament, nëse një portal ka përmbajtje me tre argumentet më lart, të cilat Balla theksoi se përbëjnë vepër penale, AMA do të urdhërojë heqjen e përmbajtjes, ose do të pengojë aksesin. Si hap i dytë, do të vendoset një njoftim "pop up" në portal që shfaq vendimin e AMA-s dhe argumentet mbi përmbajtjen e lajmit cënues. Pika e tretë që shtohet është e tillë: Është Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK) që do t'i kërkojë me shkrim AMA-s të marrë vendim pas vlerësimit për kryerjen e veprës penale, dhe është AMA ajo që pas analizimit të fakteve merr vendim. Se cili do të jetë ky vendim, amendamenti nuk e saktëson, por fjala mbyllje e portalit nuk përmendet, përveç faktit që duhet të hiqet nga teksti vetëm ajo pjesë e përmbajtjes që përbën vepër penale. Pra edhe në rastin kur një portal ka publikuar një shkrim që prek një nga 3 argumentet e 'ndaluara' faqja nuk mbyllet. Pas kësaj procedure, e cila në draftin e parë nuk ishte e parashikuar, vendimi i AMA-s i komunikohet AKEP-it. 

Por nëse ka dyshime për përmbajtjen dhe faktin që a është apo jo subjekt i pornografisë, terrorizmit, dhe cenimit të sigurisë kombëtare, atëherë AMA dëgjon edhe përfaqësuesit e portalit dhe gazetarin që ka bërë shkrimin. Vendimi që AMA merr mund të ankimohet 10 ditë pas miratimit, dhe është Gjykata ajo që vendos për t alënë ose jo në fuqi atë.

Ndryshimi i Taulant Balles

Në lidhje me përmbajtjet e publikuara nga OSHPE AMA vendos si më poshtë, 

a) urdhëron heqjen e përmbajtjes ose pengon aksesin në përmbajte që dyshohet se sipas parashikimeve të legjislacionit penal në fuqi, përbën veprën penale si më poshtë:

1. pornografi me fëmijë me fëmijë,
2. veprime me qëllime terroriste,
3. shkelje të sigurisë kombëtare

b) vendos një njoftim "pop up" në faqen e domainit të portalit i cili përmban informacionin me vendimin e organeve vendimmarrëse të AMA-s

c) AMA do të marrë vendim mbi bazën e një kërkese me shkrim nga AKCESK ose autoriteti kompetent. Këto kërkesa përbëjnë vlerësimin për dyshimin e kryerjes së një vepre penale. AMA do të vendosë cila është masa më e përshtatshme për të shmangur ndikimin negativ të shpërndarjes së përmbajtjes së dyshuar kriminale. AMA do të duhet të zbatojë masën që ka ndikimin më të vogël mbi të drejtën e lirisë së shprehjes në përputhje me parimet e domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit. Në çdo rast vendimi duhet të tregojë një afat kohor të vlefshmërisë. AMA duhet të garantojë sa më shumë që të jetë e mundur që vendimet për heqjen e përmbajtjes të prekin vetëm pjesët e përmbajtjes që dyshohet si vepër penale dhe që pjesa tjetër e përmbajtjes së publikuar nga ofruesi të mbetet online. Vendimi i AMA do t'i komunikohet AKEP për zbatim. 

d) Në rast se ka arsye bindëse që ka interes publik për të proceduar ndryshe para miratimit të vendimit të saj, AMA do të dëgjojë OSHPE-në e prekur nga masa e propozuar dhe nëse është e mundur autorin e përmbajtjes Së dyshuar. Në çdo rast vendimet e AMA-s mund të ankimohen në gjykatën kompetente 10 ditë pas miratimit të tyre. Gjykata kompetente do të vendosë nëse do të pezullojë ose do të mbajë në fuqi vendimin e AMA-s gjatë procedurës së shqyrtimit.

Ora 18:45
Parlamenti shqiptar merr vendimin për paketën anti-shpifje

Me 82 vota pro, 13 kundër, 5 abstenim, dhe 5 që nuk votuan, parlamenti i Shqipërisë kaloi paketën anti-shpifje, me disa amendime të bëra në moment të fundit në sallën e parlamentit nga kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla.

Ora 15:47
Dhimitri: Sot s'duhet të flisnim për 'Anti Shpifjen', por për të prekurit nga tërmeti...neveritëse

Kryetarja e Komisionit të Medias, Fatjona Dhimitri, ka kundërshtuar paketën anti-shpifje të qeverisë, ashtu si edhe shumë gazetarë e analistë. Në fjalën e saj në Kuvend, Dhimitri tha se sot parlamenti duhet të diskutonte mbi mënyrat se si mund t'u vijmë në ndihmë të prekurve nga tërmeti, teksa e ka cilësuar axhendën e parlamentin ku do të flitet për buxhetin dhe paketën Anti Shpifje, neveritëse.

"Ju deputetë socialit kenë të drejtë të rreshtoheni në anën e drejtë të lirisë. Nuk duhet të gënjeni veten se do na  mbyllni gojën. Sot duhet të diskutohej si mund të ndihmoheshin për të kaluar tërmetin e 26 nëntorit. Socialistët kanë treguar se kanë prioritete të tjera. Shihni axhendën e parlamentin, çfarë neveria. Prioriteti juaj më i madh është si t'i mbyllim gojën gazetarëve. Sot është dita e protestës për t'i mbyllur gojën Ramës dhe marrëzisë së tij. Ju sot do të humbisni dy beteja të mëdha, betejën e fjalës së lirë dhe betejën me vete", tha Dhimitri.

Ora 15:18
Spiropali: Portalet më bënë nënë që helmoj fëmijët për Ramën! 5 gazetarë sus para Berishës (U ka thyer hundën)

1576675322_elisaspiropali.jpg

Zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali solli shembullin e saj personal se si është cenuar nga portalet, kur kanë shkruar se ajo është e gatshme që për kryeministrin Rama të helmojë edhe fëmijët e saj. Gjatë fjalës në Kuvend, Spiropali tha se zgjidhja duhet të vijë me ligj pasi njerëzve nuk mund t'u lihet në dorë vetëm të dalin në rrugë e të rrahin gazetarët.

Sulmin e ndali edhe tek pedagogët që janë ftuar për të dhënë propozimet e tyre për të plotësuar paketën, duke përmendur Mark Markun si një person pa moral që e ktheu mbledhjen e komisionit në ofendim ndaj deputetëve. Megjithatë, edhe vetë Spiropali, iu drejtua me fjalën: Injorant.

Sipas Spiropalit, dhunuesit e vërtetë të gazetarëve tashmë nuk janë më në kuvend, duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa tha se ka ende gazetarë që rrinë "sus" para tij, pasi kanë ende hijen e vrasjeve në bulevard.

"8 muajshe shtatzënë lexoj një pleh që thoshte që Elisa është si gruaja e gëbëlsit që është gati të helmojë fëmijët e vet kur t'i thotë Hitleri. Dhe ky që është në protestë përmendte helmimin e fëmijëve të mi, 4 vjeç e gjysmë e tjetri në bark. Ai tjetri që vjen në Komisionin e Medias, u lihet hapësire për të folur, vjen ai zotëria me ca të tjerë, dhe fyen deputetët, pa etikë, pa asnjë normë morale. Kush është injorant, që guxon të shkojë në një komision dhe të përdorë atë gjuhë kundër deputetëve. Dhe del mbrëmë në një komision dhe flet për shishe kokës deputetëve. Dy mundësi ka, në rast se nuk ka gjykatë, nuk ka ligj, nuk ka kod, nuk ka rregullator, njeriu i zgjidh vet. Sa herë na fyejnë, qytetarët t'i rrahin në rrugë. I bie kur t'më përmend fëmijën unë të shkoj bashkë me bashkëshortin dhe t'i rrahim në rrugë. I ka rrahur ai që është kampion i fjalës së lirë që ulej aty. U ka thyer hundën, i ka bërë të vdekur, dhe akoma kanë frikë nga hija e tij, i rrinë 5 gazetarë sus drejt, doktor-doktor, se akoma i tremb hija e plumbave të tij në bulevard. Nuk kanë asnjë fakt, jo vetëm që nuk e kanë lexuar por as e kuptojnë që bëhet fjalë për një identifikim, mos t'i duhet të shkojë në dyert e gjykatë, por të ketë mundësi të komunikojë me portalin", tha zëdhënësja e qeverisë.

Në mbrojtje të saj, dhe me tone të ashpra ndaj gazetarëve të portaleve që kanë cenuar familjet në këtë mënyrë, deputeti Ralf Gjoni tha se opozita në Kuvend kundërshton jo për të mbrojtur shpifësin, por për të ndarë qartë rolin e AMA-s që përmes kësaj pakete merr kompetencat e gjykatës.

"Elisa do më lejosh të drejtohem me emër, kur vjen puna tek fëmija jot, të garantoj që unë do isha i pari që do i kapja me shkelma ata maskarenj që guxojnë të thonë slogane të tilla. Nuk ka asnjë lidhje me solidaritetin njerëzor që ne duhet të kemi. Nuk kam asnjë simpati për ata lapanjosë që shpifin falë një shume që u jepet nga burime të errëta financiare. Por problemi është teknike, tek AMA. A mund të ketë kapacitete për të përballuar qindra ankesa për shpifje? Pse ju doni t'ia jepni ama-s shkopin e ndëshkimit dhe jo gjyqësorit. më lejoni ta lë kryeministrin për këtë", tha Gjoni.

Në mbyllje duke i kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama që përmendi sot në seancë Kuranin, Ralf Gjoni e mbylli me një frazë nga Bibla: "Besimi ynë mund të lëvizë male. ky është mesazhi im në këtë fundvit për të gjithë. Bordi i AMA-s është në duart e politikës. Rama që para pak ditësh ishte në Stamboll dhe tha 7 herë fjalën Allah më përmend Anglinë, është në rregull ky? Bajraktari i shqiptarëve më përmend Britaninë e Madhe. Pa praninë këtu nuk do të kishte debat për reformën zgjedhore dhe hapjen e listave. Pa votën këtu nuk do të kishte votim të anëtarëve të Kushtetueses apo Kryeprokurorit të ri, apo ndryshim të objektit. Por sot ai po propozon të mbyllë gojën? Se është frikacak kjo dihet. Duan të urinojnë mbi kokat e opozitarëve".

Ora 14:46
Kujtim Gjuzi thirrje Ramës: Ki mendjen në mësim...do amnistojmë gjobat tuaja për 'anti-shpifjen'

Deputeti Kujtim Gjuzi i ka bërë një apel kryeministrit Rama që të heqë dorë nga ligj anti-shpifje. "Ju doni ti regjistroni që ti kontrolloni. Ne jemi në demokraturën e ERTV-së së Ramës. Kryeministri nuk ka për të pasur shans për mandat tjetër, nëse do ta rrëmbejë në që erdhëm këtu kurrë nuk do ta pranojmë. Ju do të bëni gjoba, ne kur të vijmë në pushtet në 2021 do të bëjmë amnisti. I bëj ftesë kryeministrit që të ketë mendjen në mësim se e ka rrezikun afër, në konceptin juridik. Nëse ndodh, peshku bie në rrjetën e forumeve ndërkombëtare si NATO.

Paketa anti-shpifje është agjitacion dhe propagandë. I thoni kryeministrit, ore keni 6.5 vite në qeveri plus kryetar bashkie, 17 vite. Ja më ndaloni dot që të flas?! Blloko këtu dhe blloko atje. Por ja më bllokoni këtu?! Po shpif cfarë të duash për mua dhe në fund do të dalë llogaria....në fund mbetet e vërteta. Cke me doktorin, ai ka ikur? Dardani Sali Berisha ka qenë dy herë kryeministër dhe dy herë President, është treguar qytetar. Nëse nuk janë mediat e lira...u them të gjithëve fyeni ctë doni në drejtim të Kujtim Gjuzit, jo deputetit Kujtim Gjuzi. Fillo mendohu, te 17.5 vite e kalove edhe pavionin 17" tha ai.

Ora 13:32
'Për këtë shejtan 'Peç e Mark-Zheji' nuk na i hapën negociatat?', Murrizi ironizon paketën 'anti-shpifje': Kam qënë viktimë e portaleve, e bëjmë si Gjermani

1576672354_murrizi.jpg
Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Myslym Murrizi ka reaguar për ligjini anti-shpifje  duke thënë iu kundërpërgjigjur Ramës i cili e quajti limonadë. Murrizi ka thënë se ligji meqë e ka edhe Gjermania duhet të bëhej siç e kanë ta dhe jo të bëhej 'limonatë'.

"E shof me një ferexhe për tërmetin. Por fakti që po lexon librat e Shenjtë ishalla është një përmirësim i dukshëm. Ishalla edhe për ligjin. Kjo paska qenë arsyeje që nuk janë hapur negociata për këtë shejtan ligj. Për ligjin e PeçMark ZHejit. Hajde Mazhorancë Hajde. Po e bënit më para këtë. AJo që nuk shohë unë tek kjo limonata është ajo e financimit. Kam qenë viktimë e tyre. Kush i paguan këto para. Nga vijnë këto para. A janë të deklaruar. Këto që të pushkatojnë me 12.7. Ku janë këto media të pavarura. Ku janë këto media të pavarura që i lëpihen qeverive. Tek gazeta nuk thuhet. Është më shumë se limonatë. Nuk i ka kap ligji por tenderat se janë të kapur prej fyti sa kohë që aplikojnë për tendera e leje ndërtimi. Do dal unë të kryqëzoj mandatin tim nëse më gjeni një portal të pavarur. Sa bëhet një ndërtim i ri ngrihet një portal. Hajde ta bëjmë si Gjermania. Ligji Limonatë del i thartuar. Do ti zë barku. Hajde ta bëjmë si ata burrat të parët në Evropë. Boll më me kinezeri duke shpikur rrotën. Në këtë sallë ka patur denigrim. Kjo ka qenë vendi dhe salla më e ndyrë. Ktu është thënë ti hash e ti bësh atë që nuk thuhet. Këtu janë bërë të gjitha." tha Murrizi.

Ora 13:08
Tom Doshit i thyhet karrigia në parlament, ilaritet në sallë, Ruçi: Sillini tjetrën (VIDEO)

Seanca e sotme parlamentare ka qenë e shumë debatuar për shkak të ligjeve që janë në axhendë, ndërsa në një moment për të shtensionuar situatën ka shërbyer thyerja e karriges së deputetit Tom Doshi duke krijuar ilaritet në sallë.

1576670938_doshitithyetkarrikja.jpg

Deputeti i zgjedhur me PSD-në në Shkodër kërkoi ndryshimin e karriges, ndërsa kryetari i Kuvendit urdhëroi shërbimet e Kuvendit, që si sollën një tjetër. "Hajde shërbimi ndërroi karrigen'.

Ora 13:00
'Anti-shpifja', Rama replika me Hajdarin: Nuk e ke haberin fare të ligjit! Kurani i shenjtë e quan shpifjen aksion çnjerëzor (VIDEO)

Kryeministri Rama ka replikuar me deputeten, Rudina Hajdari duke thënë se ajo flet për një ligj që nuk ia ka idenë se si do të funksionojë. Ndër të tjera Ram ka thënë se ligji është 100% në përputhshmëri me BE dhe OSBE.

Replika e plote

Zonja Hajdari, nëse do ta përmblidhja replikën në një fjali do ti referohesha avokat Ngjelës, që në këto raste thoshte, “amanet mushkat!”. Por unë do them pak më shumë se kaq.

Së pari, më nxore mallin e liderit legjendar të partisë tënde të vjetër që që kur e përdorte atë fjalinë, “je i lodhur”, “ka ikur koha jote”. Juve jeni e freskët zonja Hajdari. Koha juaj nuk ka ardhur akoma, por unë nuk mendoj se kjo është mënyra për të bërë politikë të re, siç ju pretendoni. E aq më tepër pastaj, nuk është mënyra për të bërë politikë të re, duke mos lexuar ligjin për të cilin merr përsipër të flasësh, sepse qartësisht nuk e ke haberin fare të ligjit që ne sot do ta miratojmë, me gjithë keqardhjen që nuk ua plotësoj dot dëshirën që të tërhiqemi urgjent, sikundër na bëni thirrje. Ju thatë që kriminelët kanë të drejtat e tyre. Po, zonja Hajdari. Kriminelët kanë të drejtat e tyre për një proces ligjor të ndershëm, por nuk kanë të drejtën e tyre që të vazhdojnë të bëjnë krime kur kapen në krim, apo jo zonja Hajdari?

Unë nuk e kuptoj dot se me çfarë logjike, me çfarë sensi arsyeje një person që i ka kënduar dy libra dhe lëre pastaj një person që merr përsipër të përfaqësojë të tjerë dhe këtu flas për të gjithë në këtë sallë, të verë në diskutim një fakt shumë të thjeshtë, të drejtën e një personi të akuzuar pa fakte për të kërkuar të vendoset në vend dinjiteti i tij. Është shumë e thjeshtë. Cila qenka kjo liri e cila u cënoka, nëse një personi, cilitdo individi i jepet e drejta të mbrohet nga shpifja?!

Kurani i shenjtë e quan shpifjen “aksion çnjerëzor” zonja Hajdari. Shpifësit i quan mishngrënës njerëzish që kërkojnë të vdekur. Kështu thotë Kurani i shenjtë. Unë nuk e thashë. Të ngrihesh këtu e të më tregosh “putinizmin” e “erdoganizmin”, e të më tregosh se këtu po ndodh një gjëmë e madhe kur po të them se s’ke haberin fare se për çfarë po flet, kur po të them që është një ligj që krahasuar me ligjet e vendeve të BE është limonadë, kur po të them që në Gjermani të marrin shpirtin nëse guxon të shpifësh edhe s’di të japësh pastaj llogari për shpifjen, është e tepërt.

E thashë dhe do ta përsëris. Nuk e dua fare unë këtë ligj për veten time. S’keni për të më parë ndonjëherë mua të shkoj te AMA, por shembujt që solla ishin për të thënë diçka tjetër dhe për t’ua thënë këtë, për ta ndarë këtë me njerëzit. Nuk të mora në mbrojtje sot zonja Hajdari. Ti nuk ke nevojë për mbrojtjen time. Të solla si shembull të një keqkuptimi të madh se ti je në fakt një keqkuptim i madh që, në ndërkohë që flet dhe mban fjalime për diçka që nuk e di, je viktima tipike e gjësë për të cilën ligji merr masë.

E kam thënë dhe po ta përsëris që kush merr përsipër të hyjë në këtë valle, duhet të marrë përsipër që të mbajë dhe baltën në kurriz, po ne nuk mund të lëmë që kjo gjë të kthehet në standard. Nuk mund ta lëmë këtë gjë të paluftuar.

Nuk mund ta lëmë këtë gjë që të bëhet trashëgimi kulturore e politikës shqiptare se janë shumë e shumë njerëz më të mirë se ne që jemi këtu, që do ishin këtu nëse nuk do frenoheshin njëmijë herë përpara se ta çojnë nëpër mend që të vinin këtu sepse e dinë se çfarë kalvari i pret nëse i hyjnë kësaj rruge, sepse shohin. E mos më trego mua as PE as OSBE as BE, as KiE, se unë këtu flas me përgjegjësi, nuk tregoj përralla siç tregon ti dhe po të them që ligji është i dakordësuar, jo 99%, por 100% me OSBE-në.

Ligji është i përputhur jo 99%, por 100% me standardet ndërkombëtare.

E fundit që kam, po hajde na thuaj si ta bëjmë. Dil këtu dhe na thuaj “hiqni këtë, vini këtë”. Ka një vit që ne merremi me këtë, është e vërtetë, ka një vit. Pse ka një vit? Sepse kemi bërë shumë konsultime, ik e eja, pastaj nuk i kemi në dispozicion se nuk i kemi nëpunës parlamenti ekspertët e huaj, kanë 100 mijë punë të tjera atje në OSBE. Një vit ka. Hajde na e thuaj si ta bëjmë. Ke dalë të thuash ti ndonjë ide meqë je politikane e re e ideve të reja për Shqipërinë e re? Ke dalë të na thuash ndonjë ide këtu, apo gjithmonë nga pllaka e gramafonit, “putinizmi, erdoganizmi, liria...”? Këto janë broçkulla. Ke ndonjë ide konkrete si bëhet kjo punë më mirë? Hajde na e thuaj: “Këtë e keni gabim, ja si mund ta bëjmë,” po të folura në hava, njësoj si ata te dera?!

Atyre te dera iu falet se ata s’duan ligj fare, ata e thonë vetë, nuk duan ligj. Ti je deputete. Si mund të dalësh këtu të flasësh në hava?! Pastaj, çfarë ishte kjo që unë shpifkam gjithë ditën? Ku e gjete këtë? Nga e nxore këtë? Ku? Nëse unë ty të dukem si shpifje kur dal në ekran ky është perceptim dhe jeni e lirë të më shikoni mua si shpifje fizike në sytë tuaj, por më shumë se kaq unë nuk e di. Juve thoni ra tërmeti, po mos merremi me tërmetin. Me çfarë të merremi? Me ty? Ja të merremi me ty. Çfarë do nxjerrim? Asgjë. Ta votojmë ligjin zonja Hajdari tani, sa të vijë votimi. Të votojmë se është gjëja e duhur për të garantuar të drejtën e çdo njeriu për t’u mbrojtur nga shpifësit dhe pa cenuar asnjë sekondë lirinë e atyre që duan të shkruajnë, duan të informojnë, duan të jetojnë në votën e informacionit. Asgjë nuk cenohet asgjë. Por legjitimimi i shpifjes, jo. Kthimi i shpifjes në standard dhe pranimi i shpifjes si kosto e lirisë, kjo nuk bën vaki. Këtë ne nuk mund ta pranojmë. Mos e sillni 1000 herë këtu AMA-n, se po ju them përsëri, ky mekanizëm nuk është kontestuar ndonjëherë që nga drafti i parë deri në fund, sepse është mekanizëm ekzistues, është sot, e dini ju këtë, se ju jeni të çuditshëm, është sot, ka nuk e di sa vjet që është aty për audiovizualet, nuk kemi prekur pjesën e ligjit për audiovizualet, nuk kemi prekur asgjë për shtypin e shkruar, s’kemi prekur asgjë. Çfarë jemi ne tani? Ku e ke parë ti këtë Putinin që merret me portalet e nuk merret me ekranet? Ku e ke parë? Në ëndërr? Te ajo ëndrra e re, e botës së re që do vijë nga politika, e re, e partisë së re, që ndahet në dy pjesë të reja, pastaj në tre të tjera. Aman, mos ia lejo vetes të bëhesh qesharake se nuk është mirë.

Mekanizmi është sot, është aktual. Keni parë ju ndonjë represion politik përmes AMA-s? Nuk e kanë bërë as ata që ishin përpara me thënë të drejtën, e kanë pasur aty, nuk kanë vajtur, kanë bërë luftëra nga më të çuditshmet dhe bizantinet me ekranët që i kishin inat, nuk kanë vajtur tek AMA. Është aty, është ekzistues, shkon tek AMA dhe ankohesh për një ekran që të ka cënuar ty, sot që flasim. E çfarë kemi bërë ne? Thjesht dhe vetëm, edhe këta të xhunglës, i kemi marrë e i kemi futur në këtë kuadër. Çfarë është kjo? Pse duhet nisur nga fakti që, “çfarë do më bësh ti mua, kur unë të shkel ligjin”. “Çfarë do më bësh t’i mua kur unë të vras ose kur unë të vjedh”? Pse të mos nisemi nga fakti që mos e shkel ligjin, mos shpif, thjesht mos shpif, thuaj çfarë të duash, thuaj 1001 të zeza, opinione për kë të duash.

Fyerja, ok, po e përballojmë, por të thuash gjëra që implikojnë persona me detyrën e tij ndaj publikut apo me punën e tij si sipërmarrës, është përtej mundësisë për ta duruar, se publiku meriton të dijë zonja Hajdari, meriton ta dijë dhe nuk i mjafton publikut që e tha ai që “ti ke lekët offshore” dhe e the ti që “nuk i kam”. Jo, publiku meriton të dijë të vërtetën dhe e vërteta mund të dalë vetëm përmes një procesi ku futet një i tretë. AMA nuk është gjykata dhe nuk zëvendëson gjykatën, e merrni vesh ju?

Tek AMA nuk shkohet për të bërë gjyqin.

AMA është një stad i parë për t’i dhënë mundësi shpifësit që të tërhiqet, është shumë e thjeshtë ndërsa përmbajtja e shpifjes shkon në gjykatë. E kuptoni ju këtë gjë? Siç është sot, i vetmi ndryshim është që efekti dëmtues i shpifjes mund të eliminohet në një kohë të shkurtër, duke i dhënë mundësi shpifësit të tërhiqet, përpara një trupe siç është Këshilli i Ankesave. Këshilli i Ankesave nuk merr vendim mbi përmbajtjen. Vendimin final e merr gjykata. Por unë nuk do pres 1 vit Gjykatën për të sqaruar publikun për një shpifje që e ka efektin sot. E ka efektin sot mbi detyrën time publike.

Lideri yt legjendar thotë që “qentë me nuhatje molekulare qenkan marrë e qenkan tregtuar në kuadrin e trafikut të qenieve jonjerëzore, e prandaj nuk paska pasur qen në dispozicion”.

Kjo është shpifje dhe kjo efektin e ka tani, për publikun, jo për personin të cilit ai i adresohet. Publiku duhet ta dijë, është e vërtetë kjo apo jo? Dhe ky moment është momenti i ballafaqimit në instancën e parë. Pastaj vazhdon procesi, por i jepet mundësi shpifësit, -e solla shembullin por këtu flasim për onlinet, jo për liderin, mos u shqetëso, ai ka gjyqe të tjera me mua në gjykatat tradicionale, - që të tërhiqet. Është super e thjeshtë. Çfarë problemi ka këtu? Pse duhet të mblidhemi ne e të qajmë hallin e shpifësve, për çfarë? Për çfarë duhet të kemi ne kundërshti për shpifësin? Pse? Pse duhet të qajmë ne hallin se si do vejë fati i atyre që shpifin e nuk do qajmë hallin si do vejë fati i të vërtetës në këtë shoqëri e si do vejë fati i transparencës mbi faktet në raportin mes politikës dhe shoqërisë apo mes sipërmarrjes dhe konsumatorit. Pse? Për çfarë arsye? Kush është interesi jonë?

Të qajmë hallin e atyre që sulmojnë dhe dëmtojnë apo të qajmë hallin e kujt për shkak të detyrës sulmohet dhe efekti negativ shkon mbi gjithë publikun. I kemi ne ndonjë detyrim publikut t’i themi në një kohë të shpejtë, kjo nuk është e vërtetë. Por nuk mjafton fjala jonë se kështu e bëmë ne njëri-tjetrin, njëri thotë ti kështu, tjetri thotë ti ashtu dhe thonë pastaj të gjithë njësoj. Jo, publiku duhet ta dijë. U publikua kjo gjë është e vërtetë apo nuk është e vërtetë? Kaq e thjeshtë është. Pse duhet të qajmë hallin e tyre ne? Reflekto zonja Hajdari, politika e re është reflektim.

Po ta përsëris për të tretën herë, patjetër, por si karakteristikë dhe duke njohur dhe praktikën e gjyqeve të mia që po i zhvilloj pavarësisht se nuk më intereson fare t’i bëj publik, i kam fituar disa, me ata që ishin këtu, do t’i fitoj të gjitha, jo se kam ndonjë pushtet mbi gjykatat, por sepse kur vijmë tek fakti, duhet të thuash tregoje faktin. Tregoje. “Ke blerë 17 mijë këmisha Hugo Boss në Neë York”. Mi trego tani, ku janë. Është shumë e thjeshtë. Mi trego këmishat, unë iki nga detyra. Nuk i tregove dot këmishat, ke shpifur. Po sjell një shembull metaforik kuptohet se nuk dua të zbuloj proceset. Pra, shpifësit si karakteristikë e di çfarë bëjnë? Shtyjnë gjyqin, pastaj vijnë avokatët thonë që është i sëmurë, pastaj vijnë prapë thonë që shiko se ka një çështje këtu, pastaj vijnë prapë, pastaj çojnë fjalë se kështu e ka politika, hajde pajtohemi, se ti e kupton. Jo, nuk kuptoj fare unë, asnjë gjë. Kështu që duke njohur këtë karakteristikë të shpifësit mendoj që kjo instancë e parë i jep mundësinë që të tërhiqet. Çfarë do bëjë? Thjesht do tërheqë artikullin. E bën atë gjënë, por do tërheqi artikullin e do të japi ty të drejtën që të publikosh ti përgënjeshtrimin tënd e lexuesi i tij kur të hyjë atje nuk do gjejë më pocaqi ndaj teje, por do gjej versionin tënd, faktet, të dakordësuar me atë. Nëse ai nuk e pranon, patjetër që shkon në gjykatë. Është shumë e thjeshtë. Çfarë ka këtu? Ku është këtu mohimi i lirisë? Kush do insistojë në shpifje, do insititojë deri në fund, siç insiston edhe sot.

Sot ka një procedurë të caktuar, por nuk është vetëm kjo ligji, ligji është dhe shumë gjëra të tjera që ka të bëjë me regjistrimin, me regjistrin, që ka të bëjë me sigurimin e punonjësve, që ka të bëjë dhe me lehtësirat fiskale për ta, që ka të bëjë dhe me transparencën e fondeve, janë shumë gjëra, nuk është kjo, por ne po përqendrohemi këtu meqë kemi Peçi Vasilin atje e meqë kanë ardhur gjithë ata mashkulloritët e post tërmetit që janë mbledhur bashkë për të ruajtur Shqipërinë nga ky ligj. Kjo ishte zonja Hajdari!

Ora 12:58
Rudina Hajdari kërkon një javë kohë: Të studiojmë me ekspertë 'anti-shpifjen', të bëjmë ndryshime (VIDEO)

Kryetarja e grupit parlamentar të djathtë, Rudina Hajdari, i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të tërhiqet nga paketa dhe t'i lë një javë kohë për t'u konsultuar me ekspertë dhe për të bërë ndryshimet e duhura në përshtatje me rekomandimet e ndërkombëtarëve. Hajdari tha se vërtet u reflektua ulja e gjobës ndaj portaleve, por pushteti i AKEP dhe i AMA-s nuk ndryshoi në draftin përfundimtar të qeverisë, edhe pse ndërkobmëtarët thanë që këto institucione nuk duhet të kenë pushtet si gjykatat.

"Erdhi dhe kjo ditë, erdhi vajza e Azem Hajdarit, erdhi në kuvend, do flasë dhe ajo opinionin e saj. (I drejtohet zv.kryeministrit Erion Braçe)

Ligji i kushtetutës duhet të respektohet dhe jo kurani, ne këtu mbrojmë ligjet e kushtetutës jo kuranin, por mos u tregoni arrogant. Shpesh thoni që jeni të palexuar, ju nuk dini të flisni, të shpreheni, gjithmonë kapesh personalisht me individë të caktuar, ndërkohë që ju vini mbroni veten tuaj në mënyrë shteruese, dhe askush nuk ju ndjek, pse përdorni 45 minuta për të thënë dy fjalë. Ju më thatë, ju Rudin nuk dini ç'është ky ligj. Atëherë ndaloje këtë proces, më jepni një javë, të ulem me disa ekspertë. Ky ligj duhej të shkonte që komisioni i medias të kishte përgjegjësinë kryesore për ta kaluar, nuk është e mjaftueshme të thoni që komisioni i ligjeve ka sjellë dëgjesat e duhura për këtë ligj. Asnjë nga ato seanca dëgjimore nuk është marrë parasysh. edhe sikur unë mos ta kisha lexuar fare atë ligj, opinioni ndërkombëtar e ka thënë që ai ligj ka shumë probleme. Ju e ktheni AMA-n në një bord me një vendim kolegjial, ai nuk është vendim kolegjial, por i kontrolluar nga politika. Ndërkombëtarët thanë duhet t'i hiqni kompetencat AMA-s, AKEP-it, dhe të ulni gjobat. Disa prej tyre u ndoqën, disa jo. Tërhiquni nga ky ligj, na jepni një javë kohë, të shohim ndryshimet. Deri më sot ju sot vetëm bllokoni çdo lloj iniciative që vjen nga opozita", tha Hajdari.

Ndërkohë Taulant Balla i është përgjigjur kërkesës së Hajdarit duke thënë se nuk mund të mblidhet sërish Kuvendi në një ditë më Krishtlindjet.

"Kemi 8 muaj, ti thua dua edhe një javë. Javën tjetër i bie nata e Krishtlindjeve. Rudina Ka një amendament por jo se kam gati. Natën e Krishtlindjeve do mblidhemi këtu.? Ne s'kemi bërë asgjë pa e konstatuar me OSBE e partnerët. Ka një përfaqësues të lartë. Ligji do të implementohet nën monitorimin e OSBE dhe Komisionit Europian. " tha Balla.

Ora 12:43
Hajdari: Shqipëria drejt Putinizmit, i kthen kurrizn BE-së, Rama të tërheqë paketën! Meta më tha bravo që s'ike nga Kuvendi, por më ka mbetur hatri (VIDEO)

Kryetarja e grupit demokrat Rudina Hajdari tha se me këtë ligj vendi shkon drejt Putinizmit dhe Erdoganizmit, prandaj i kërkoi kryeministrit Rama që të tërhiqet. Ajo rrëfeu edhe bisedën që kishte pasur me Presidentin Ilir Meta pak javë më parë. "Jeni i lodhur se keni 6 vite në qeveri, që flisni pa fund, pa limit, dilni në cdo televizion shpikni cdo lloj platforme për të bërë propagandë me arrogancë që nuk është parë në vite. AMA, AKEP dhe KAA brenda AMA-s janë borde të kontrolluara nga politika. Edhe në kushtet që thoni ju dhe unë. Edhe krimineli ka të drejtat e tij, prandaj unë do të mbroj kushtetutën dhe këtë po kërkoj. E di se cfarë është bërë në këtë parlament dhe sa herë kam goditur. Vetëm pak muaj më parë isha në zyrën e Presidentit dhe më tha 'Rudina nuk ke bërë mirë, më ka ngelur hatri me ju' Pse i thashë? 'Sepse më ke goditur'.

 I thashë edhe mua me ju më ka mbetur hatri dhe kjo është reciproke, sepse ke bërë një gabim fatal. Ju duhet të ishit i pari që duhet të më kishit thirurr kur nuk dogja mandatin. Pse pritët 8 muaj të më thonit bravo të qoftë. Pse lejuat si PD-ja dhe cdo person militant të më delegjitimonte mua si e bija e Azem Hajdarit. Cdo individ ka të drejtë të shprehë fjalën e lirë. Koha do të jetë ajo që do i tregojë të gjitha. Paketa anti-shpifje e con vendin drejt një Putinizimi dhe Erdoganizimi, i kthen kurrizin BE-se. Nuk duhet të jetë politika që duhet të kontrollojë mediat. Keni akoma kohë të tërhiqeni dhe ta rishikoni, ka nevojë për amendime. Vërtetë ka ankesa dhe mundësi për të parë si mund të shikojmë mediat online si financohen. Janë disa cështje të nxehta që ju i përmendët.  Mos qani hallet e mia, unë qaj hallet e shqiptarëve" tha ajo.

Ora 12:31
Rama: Shpifja sërish në gjykatë, mua nuk do më shihni në dyert e AMA-s...Ligjin e gëzojmë në janar, se para vitit të Ri do na e kthejë presidenti (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama e ka të qartë se presidenti Ilir Meta do ta kthejë paketën anti-shpifje për të cilën u shpreh i pa lëkundur se do të votohet sot në Kuvend. Kryeministri tha se AMA nuk zëvendëson gjykatën, pasi çështjet e shpifjes do të vijojnë të trajtohen në dyert e drejtësisë dhe jo të AMA-s.

"AMA nuk zëvendëson gjykatën. Ajo është instanca ku konkludohet. Por Gjykata dhe vetëm Gjykata, - jo AMA - shqyrton çështjet ku ngrihet problemi i shpifjes. Por, kur nuk lexon ligjin, ose kur thua ma kanë thënë miqtë e më dëgjoni mua se unë kam disa miq atje, atëherë flet kot se ligji e ka qartë fare këtë. Nuk ka ligj të përsosur. Çdo ligj është i përmirësueshëm. Patjetër! Por ne nuk mund ta shtyjmë në pafundësi në kërkim të perfeksionit miratimin e ligjit sot. Ky ligj do miratohet sot si një e drejtë e gjithkujt që të mbrohet nga lumi i shpifjes. Ne do vazhdojmë punën për aspektet procedurale rregullatorë, siç kemi rënë dakord dhe nga fjalia e parë te fjalia e fundit ligji është, jo 99%, por 100% i përputhur me standardet ndërkombëtare.

Këtë nuk jua them unë, se kështu them unë, por këtë ua them të konfirmuar 100% me shkrim nga institucioni i përcaktuar për të ndjekur këtë proces që është OSBE. Pasi u morën rekomandimet e OSBE-së, u aplikuan 100%, jo 99% në tekst. U la detyra që procesi të vazhdojë me OSBE-në. Procesi vazhdoi me OSBE-në. Duke qenë se edhe OSBE-ja pati një ndjesi të veçantë nga ofensiva e 47 organizatave, se këtu çdo anonim ka një organizatë, u bënë edhe disa saktësime të fundit dhe duan organizatat, s’duan organizatat, duan heronjtë që janë te dera me Peci Vasilin në krye, duan, s’duan ata, ky ligj do kalojë sot dhe do i japë thjesht e vetëm një instrument, jo ndonjë instrument fatal, por një instrument, sidoqoftë të thjeshtë, çdo individi që, mbasi kur del te dera e shtëpisë ha një batare me llum e me baltë syve, - të ketë një adresë ku të shkojë e të ankohet e të thotë, “më fal, këtë baltën ma hodhën, kjo u bë, po a ka mundësi që mos vazhdojnë të ma hedhin se kjo është shpifje?” Kaq.

Unë jam në krahun e këtij lloj individi. Jo për veten time. Dhe po ju them edhe këtë, unë personalisht nuk merrem fare me AMA-n, që ta dini. S’do më shihni ndonjëherë mua të shkoj te AMA. Unë me këta do vazhdoj në Gjykatë. Janë bërë deri tani 60 çështje, mund të shkojnë dhe 600, edhe 6000, varet se sa do rri këtu, por unë këtyre nuk u ndahem. Këta, ose do vijnë të provojnë në Gjykatë që ato që thonë janë të vërteta dhe nëse njëri do dalë që do ta provojë unë do iki që këtu, ose këta do të dënohen në Gjykatë si fajtorë për përhapjen e shpifjeve.

Duke qenë se pas tërmetit kam hapur librat e shenjtë për t’i ndarë edhe me ju, se i kam hapur edhe më përpara, por kam hapur ato koleksionet e mia, nuk po ju them këtu se çfarë thonë librat e shenjtë që nga Bibla deri te Kurani e deri te Talmudi po të doni, për shpifjen e për shpifësit, por, po ju siguroj që, ato që thotë Kurani për ata që janë atje janë shumë herë më të rënda se ato që mund të them unë në ditën kur mund të jem më i angazhuar se kurrë kundër tyre. Po ju siguroj për këtë.

Nga sot, të gjithë shqiptarët duhet ta dinë që kanë në dorë një instrument që do ta vënë në punë pas Vitit të Ri, se Presidenti do na e kthejë para Vitit të Ri", tha Rama.

Ora 12:29
Paketa anti-shpifje, Rama: S'ekziston mbyllja, s'preken as rrjetet sociale! Jo më prita e ferra në portale (VIDEO)

Kreu i qeverisë Edi Rama theksoi se ligji është bërë në bashkëpunim me ekspertët e OSBE-së dhe më i butë se në Gjerman apo vendet e BE-së. "Ndryshimet janë bërë në konformitet të plotë me ekspertët e OSBE-së. Unë nuk e kam problem fare, deri në fund të jesh i hapur për të dëgjuar dhe pranuar gjithcka që e përmirëson një projekt. Drafti ynë është përmirësuar në cdo detaj deri në fund, thelbi është po ai, që kur kemi pranuar të bëjmë një ligj si Gjermania apo BE, por një më të butë. Vendet e BE-së nuk i kanë si duhet ligjet, por shumë të ashpra. Nuk e kemi fuqinë e Gjermanisë, të themi 'ti do na thuash si do të bëjmë ligjin që të mbrohemi nga këta?" Nuk kemi shkuar në rrjetet sociale. Këto vende ta këpsuin në kryq profilin në sekond, kanë edhe mekanizma 'facebook false' që nuk mund të hapen.

Ne nuk kemi shkuar atje. Ne po synojmë të vendosim standarde për të drejtat e njeriut. Ligji siguron procedura të shpejta për administrative. Nuk mund të pritet një vit. Krijohet një regjistër, ku këto subjekte duhet të regjistrohen, bëjnë biznes, marrin reklama. Thonin nuk kemi gjë me ligjin, 'ne kemi pushtet të pakufizuar mbi internetin'. Identifikimi i pronësisë mundësohet për të gjithë që të dish me kë ke të bësh dhe jo me prita dhe ferra, pas të cilave dikush të gjuan dhe nuk di ku të ankohesh dhe ajo gjuhet pas teje e marrin të gjithë. Si mund të bashkëjetohet me këtë, që njeriu të vendoset përballë një ekzekutimi që është komplet shpifje. Nuk ekziston mbyllja. Kush e thotë këtë gënjen" tha ai.

Ora 12:25
Kritikat për paketën anti-shpifje, Rama: Mark Mark Marku kërcënoi deputetin se do i thyejë kokën me shishe, duhet markuar me pullë të kuqe (VIDEO)

Kryeministri Rama në fjalën e tij në parlament nuk kurseu as Mark Markun, që mbrëmë iu drejtua deputetit Musa Ulqini se do ta godiste me bidon në kokë. Ai tha se ligji po synon që të rregullojë xhunglën mediatike. Rama tha se i njëjti sistem është sot për mediat audiovizive.

"Një tjetër hero atje jashtë, është Mark Mark Marku që jo më larg se dje, - unë nuk i ndjek, por pashë një reflektim në të gjithë portalet e lirisë, - nuk lë fjalë të ndyrë në mexhlis pa i thënë një deputeti duke e kërcënuar se do t’i thyejë kokën me shishe. Ky është  profesori i letrave, Mark Mark Marku që duhet markuar me pullë të kuqe kur merr përsipër të flasë për lirinë, por që ka të gjithë lirinë të thotë të gjitha ato që do. Ky ligj nuk është për deputetin që te çojë përpara autoritetit Mark Mark Markun se iu shthur goja, në një moment  të caktuar. Jo. Ky është një ligj për të garantuar që publiku të mësojë më shumë mbi atë që thuhet.

Nëse një qytetar lexon tërë këto të zeza, ka të drejtën të dijë janë vërtetë të tilla? Janë të gjitha kështu? A jemi të gjithë këtu njësoj? Të gjithë ata që merren me politikë janë të destinuar që të kenë në kurriz atë turmë atje,  që t’i ngrejë dhe t’i ulë, kriminela e hajdutë, dhe banditë e maskarenjtë e të korruptuar apo secili ka të drejtën që të kërkojë llogari publike për atë çfarë i thuhet?! Për çfarë po flasim këtu? Ku është  këtu liria e shprehjes që po cenohet?! Ku është  këtu, liria e opinionit që po cenohet?! Këtu nuk ka lidhje fare me opinionin. Kur kam dhënë një intervistë  të gjatë për revistën “New Yorker”, kur isha kryetar i bashkisë më dedikuan një portret të gjatë. Kanë intervistuar disa njerëz dhe kanë përmendur disa njerëz. Ka zgjatur një muaj. Për një muaj, pasi gazetarja Jane Kramer, një nga gazetaret më të njohura të Amerikës dorëzoi shkrimin, departamenti i verifikimit të fakteve i merrte në telefon të gjithë njerëzit që ishin përmendur dhe deri tek pyetja; A është e vërtete që ditën që i referohet kryesori i bashkisë, kishe veshur fustan të kuq? Unë e mora në telefon dhe i thashë çfarë bëhet? Jeni bërë si prokurori dhe i merrni të gjithë njerëzit në telefon. “Eh,  - tha, - falë asaj prokurorie që kur ka lindur revista, nuk kemi humbur asnjë gjyq.”

Tani nuk po i kërkojmë këtyre që të verifikojnë deri në pikën çfarë kishim veshur ne, kur thamë këtë apo atë, por që këta të marrin përsipër në mëngjes,  të  lëshojnë akuza penale dhe për këto të mos marrin asnjë përgjegjësi, mos japin asnjë llogari, dhe të mos marrin përsipër minimalisht ta heqin vullnetarisht artikullin që nuk e provojnë, si mund ta pranojmë këtë? Qëllimi i këtij ligji është një kornizë ligjore për të rregulluar dhe disiplinuar veprimtarinë e një xhungle. Është një xhungël skllevërish të pa siguruar që merren në punë sot dhe hidhen në rrugë nesër. Xhungël shëmbëlltyrash  të paregjistruara me domene të regjistruara jashtë Shqipërie, me histori nga më të ndryshme që nuk i japin llogari asnjë njeriu. Xhungël, që merr para pafund, lart e poshtë dhe nuk paguan asgjë, asnjë detyrim. Xhungël që prodhon në vijimësi urrejtje, që prodhon në vijimësi dezinformim, që prodhon në vijimësi dëshpërim.

Ky ligj nuk e cenon asnjë fije, Rudina  Hajdari, të drejtën e shprehjes, lirinë e opinioneve, të drejtën për të dhënë lajme nga të gjitha burimet mundshme, asnjë fije. Por ama, ky ligj garanton mbrojtjen e dinjitet, dhe të drejtave të tua kur të ulin dhe të ngrenë sipas qejfit, sepse ti në një moment të caktuar mendon me kokën tënde. Nëse ty, kjo nuk të bën përshtypje për veten tënde, mua më bën përshtypje edhe  për ty, edhe për të gjithë të tjerët. Jo për veten time, por për njerëzit e familjes time, por që nuk mësohen dot me këtë, që nuk qetësohen dot me faktin që “lëre se kështu e kanë këta”. Për autoambulancën që duhet të marrë nënën time dhe ta çojë në spital, që megjithëse ka 30 vjet që i ndjek këta, nuk arin dot që t’i thotë “ik” nuk të dëgjoj.

Nga ana tjetër, ky sistem është  sot, për mediat audivizuale, është  sot që po flasim, i njëjti sistem, i njëjti mekanizëm. Sot, e kushedi sa kohë gjithëkush ka të drejtë të shkojë tek AMA dhe të ankohet për një lajm ose një  informacion që ai  e konteston  në lidhje me  veten e vet, në një ekran. E pse nuk ka ndodhur si pasojë e kësaj që të ketë një unifikim të ekraneve në shëmbëlltyrat e  ERTV-së. Vetëm një të mirë ka kjo zhurmë, që bën publicitet për ERTV-në . “Televizion” - thotë. Mjafton  të vesh një logo në një faqe video të facebook-t dhe ta quajnë televizon. Ky është  qëllimi në fakt që ta quajnë  televizion dhe ta ndjejnë konkurrent, ndërkohë që ERTV nuk pranon publicitet dhe nuk merr para nën dorë dhe kushton 100 herë më pak se portali më irrelevant, por është çështje vizioni dhe inteligjence, nuk është çështje parash" tha ai.

Ora 12:19
Rama: Peçi (Petrit) Vasili, heroi i fjalës së lirë, në 7 fjalë, 6 i ka sharje e shpifje (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ironizoi faktin që ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ishte në protestën e gazetarëve para parlamentit për paketën Anti-shpifje.

"Shikoj atë Peçi Vasilin atje që del dhe u solidarizohet. Del Peçi atje për lirinë shprehjes. Në 7 fjalë, 6 fjalë i ka sharje dhe shpifje. Po bëjmë ligj që të mbrojmë ne veten nga Peçi Vasili dhe Peçi Vasili është heroi i fjalës së lirë që del bashkohet me ata heronjtë e tjerë atje".

Ora 12:17
Rama thotë se edhe Rudina Hajdari e ka pësuar nga mediat online: Liri është kjo?! (VIDEO)

Kreu i qeverisë tha se nga mediat online e ka pësuar edhe Rudina Hajdari, vajza e liderit të dhjetorit, Azem Hajdari. Derisa kur mendonte si partia, ajo ishte vajza e heroit të demokracisë ngritur në piedestal - tha Rama. Por "ditën që mendoi si donte vet, thanë është korruptuar, mori leje ndërtimi, etj. "Liri është kjo? çfarë lirie është kjo? Këto janë akuza. Dhe kush merr përsipër të shkruajë duhet të japë fakte dhe dënimi është qesharak në raport me dënimin që bëjnë ata".

"Dëgjoj Rudina Hajdarin që flet dhe harron Rudina Hajdari veten e vet. Ishte vajza e Heroit të Demokracisë e ngritur në piedestal sa kohë mendonte siç e urdhëronte partia. Ditën kur mendoi si mendon vetë, e pa vetë se çfarë i bënë. Liri është kjo? Cila liri? Liria për të thënë “u shite”, liria për të thënë “more lekë”, liria për të thënë “more leje ndërtimi”, liria për të thënë “u korruptove”? Ku? Këto nuk janë liri shprehje, këto janë akuza dhe për çdo akuzë të tillë kush merr përsipër të shkruajë duhet të japë fakte ose përndryshe të përballet me personin që akuzon dhe patjetër që duhet të paguajë ndëshkimin e ligjit, që këtu në këtë ligj është qesharak në raport më dëmin që bëjnë ata. Kujt ia tregojnë këta lininë e shprehjes?", tha Rama.

Ora 12:14
Rama: Artur Zheji e bëri vajzën tonë dashnore të ministrit dhe tani thotë do largohem nga Shqipëria po u bë ky ligj! (VIDEO)

Shembull që e ka pësuar vetë familja e tij, kryeministri Edi Rama dha rastin e portalit të gazetarit të njohur Artur Zheji, i cili humbiu një gjyq pasi u publikua në median e tij se vajza e Linda Ramës, është në një lidhje dashurie me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Gent Cakaj.

"Artur Zheji e bëri vajzën tonë dashnore të ministrit dhe tani thotë “do largohem nga Shqipëria po u bë ky ligj”. Mbasi shkoi edhe në gjykatë humbi dhe gjyqin atje se s’kishte jo fakte, por një shpifje e ulët. Po pse çfarë është kjo? Kjo nuk është për mua, unë e me këta kështu jetoj dhe mbijetoj dhe 1000 vite të tjera dhe si kam problem fare. Por kjo është për shoqërinë. Kjo është për të lehtësuar, gjithë atë koncentrate helmi, që këta hedhin në gjakun e shoqërisë nga mëngjesi deri në darkë", tha Rama.

Rea Xhillari fitoi gjyqin me 7 portale pas artikujve të publikuar prej tyre, duke i detyruar t'i paguajnë një dëmshpërblim si dhe të heqin nga faqet e tyre lajmin e rremë për ta zëvendësuar me një artikull përgënjeshtrues.

Ora 12:09
Rama sulmon Mero Bazen: Ngre zërin në organizatën e tij të rreme...si profilet false në Facebook (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha se gazetarët që kanë dalë në protestën nuk e kanë mbështetjen e organizatave të gazetarëve dhe të shoqërisë civile. Ai foli për organizata të rreme që ngrënë kauza për të tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve, kur në të vërtetë sipas tij qëndrojnë vetë gazetarët. Për këtë dha shembullin e Mero Bazes, botuesit të gazetës Tema.

"Unë kam patur komunikimin edhe me ata të BE, edhe me ata të Këshillit  të Europës dhe u kam thënë që ju nuk e keni lexuar ligjin për të cilin flisni dhe jeni nën presionin e organizatave të rreme, si organizata e Mero Bazes - e ka dhe Merua një organizatë që e përdor herë pas here kur i duhet për të ngritur ndonjë çështje të të drejtave të shtypit sepse e di shumë mirë se kur ata andej shohin që organizata po ankohet, nuk shohin se kush është organizata, por menjëherë ngrihen për të mbrojtur lirinë. Organizata të rreme fals si profilet fals në Facebook apo si dikush që në emër të një organizate del te Rai3 pa pikën e turpit dhe flet për burgjet që janë mbushur me gazetarë, flet për censurën dhe hatatë që bëhen këtu. Këtu në fakt të censuruar janë ata që kanë të drejtë, ata janë të censuruar dhe që nuk kanë asnjë kapacitet mbrojtës sot që flasim dhe nuk është se do të ketë ndonjë kapacitet të jashtëzakonshëm mbrojtës kur të kalojë ky ligj.Absolutisht jo! Por të paktën do të kenë një instrument në dispozicion, ata janë të censuruarit e mëdhenj", tha Rama, ndërsa shtoi se portalet kanë bërë viktima qytetarët e thjeshtë.

"Gra dhe vajza që hidhen në tezgat e këtyre si prostituta. I bëjnë prostituta këta. Shërbëtorë të shtetit që i bëjnë hajdutë, kusarë matrapazë dhe oligarkë, nga mëngjesi deri në dark, këta", tha Rama.

Ora 12:08
Kritikoi paketën anti-shpifje, Rama 'thumbon' Ditmir Bushatin (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama nuk la pa 'thumbuar' edhe deputetin Ditmir Bushati i cili e ka kritikuar paketën anti-shpifje duke thënë se qeveria po nxiton me miratimin e saj dhe se nuk janë reflektuar kërkesat e Këshillit të Evropës.

"Po ju jap raste shumë të freskëta. Nuk po ju flas as për veten time, nuk po ju flas as për familjen time, nuk po ju flas as për nënën time, nuk po ju flas as për vajzën tonë, as për djalin tim, nuk po flas as për prindërit e Ditmir Bushatit, nuk po flas aq për familjaret e të gjithë atyre që janë këtu mbrapa meje, nuk po flas as për familjarët e Taulant Ballës e të askujt tjetër këtu mes nesh.

Po flas për ata që ndryshe nga ne, nuk e kanë një mikrofon për të thënë të vërtetën e tyre, për ata që ndryshe nga ne nuk e kanë facebook-un live me 1 milion ndjekës si e kam unë për të treguar që çfarë bëj dhe nuk i kanë kushtet tona për të qenë sidoqoftë në mundësinë që t’i themi atyre që lexoni shpifjet e përditshme dhe agresionet e përditshme ndaj nesh dhe ndaj familjeve tona sesi është versioni i të vërtetës. Këtu e kam për dhjetëra sipërmarrës të cilët janë të detyruar të shkojnë t’i paguajnë ata, t’ju paguajnë nën dorë për të hequr lajmin se qumështi është i helmuar, se frutat janë me hormone, se specat sjellin deformime për bebet në barkun e nënave, etj, etj. Ata si mbrohen? Në çfarë forme? Në formën që duhet të presin siç pres unë me shumë durim gjyqet? Ndërkohë që një lajm i tillë u shkatërron biznesin? Kështu do mbrohen ata?! E derisa të ketë mbaruar gjyqi biznesi i tyre të ketë falimentuar, me djathin që është me miell apo me bukën që është me niseshte?", tha Rama.

Ora 12:07
Rama komenton protestën e gazetarëve: Ata janë shkelës të se drejtës, nëse do jetonin në Gjermani do ishin me borxhe! (VIDEO)

Gjatë fjalës në Kuvend, kryeministri Edi Rama foli edhe për protestën që gazetarët po mbajnë jashtë Parlamentit teksa mazhoranca duket e vendosur për të votuar paketën anti-shpifje. Kreu i qeverisë tha se gazetarët që protestojnë janë shkelës së të drejtës së qytetarëve pasi sipas tij cënojnë integritetin e tyre me shkrimet që publikojnë. Rama përmendi dy shembuj konkret nga tërmeti i 26 nëntorit, sesi lajmet e rreme futën në kaos qytetarët ndërsa një qytetar humbi jetën vetëm pasi pa në portale se spitali i Durrësit ishte dëmtuar nga tërmeti.

"Padiskutim nëse ligji gjerman do të kishte subjekte ata që janë tek dera e parlamentit, ata sot do ishin të gjithë me borxhe për të paguar pafundësinë e detyrimeve si rezultat i shkeljes së të drejtave të njeriut. Ata janë shkelës të të drejtave të njeriut. Janë shkelës të të drejtës themelore të njeriut që të mos i cenohet në publik integriteti i tij. Janë shkelës të të drejtës e të lirisë themelore të njeriut në demokraci për të ndërtuar sipërmarrjen e tij të lirë. Janë shkelës të të drejtës së shoqërisë për të qenë e mbrojtur nga pasojat katastrofike të lajmeve të rreme apo të shpifjes.

Në 26 nëntor ka vdekur një njeri i pafajshëm si rezultat i veprimtarisë së atyre që janë tek dera e parlamentit. Ka vdekur, ka humbur jetën një baba dhe janë plagosur dhjetëra njerëz sepse dikush nga ata atje ka nxjerrë lajmin se spitali i Durrësit po shembet dhe dalja e atij lajmi e ka kthyer spitalin e Durrësit, nga një vend pritës për të ndërhyrë e për të shpëtuar jetë dhe kuruar plagë të renda, në udhëkryqin e një kaosi me mjekë me infermierë, me familjarë e me të sëmurë që donin të dilnin një orë e më parë nga dera e spitalit. E pra, deri këtu mund të shkojë sepse shkoi efekti negativ i fjalëve të lëshuara pa asnjë përgjegjësi. Liria e shtypit, liria e fjalës, liria për të thënë çfarë të duash është dhe përgjegjësi në të njëjtën kohë, nuk është vetëm e drejtë, por është dhe përgjegjësi.

Po ata që janë atje kanë publikuar lajmin se qeveria fshihte 100 të vdekur në morgun e spitalit, duke krijuar një situatë kaotike atje me familjarë që për një arsye apo një tjetër kishin humbur kontaktet me anëtarë të familjes që ishin shëndoshë e mirë dhe që u turrën te morgu", tha Rama.

Ora 11:51
Rama: Në SHBA Byroja e Hetimit e mbyll portalin pa vendim gjykate, por ndërkombëtarët na thanë të mos marrim këto modele (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka sjellë shembullin e vendeve të botës dhe ligjeve të tyre ndaj shpifjes dhe fyerjes ku në shumicën e tyre është vepër penale dhe në disa vende merren vetëm masa administrative me gjobë, por në vlera të larta. 

"Së pari, që ta marrin vesh të gjithë se këtu jemi përballë një turme që nuk lexon dhe që madje nuk denjon të lexojë e që madje e thotë hapur, “as na intereson fare se çfarë shkruhet në ligj, ne nuk duam ligj, sepse çdo ligj, cenon lirinë tonë”.

Sipas një raporti të OSBE, të vitit 2017, në ¾, pra në 42 shtete nga 57 që janë shtete anëtare të OSBE-së, fyerja dhe shpifja është vepër penale. Nga analiza e thellë që i është bërë për të bërë këtë ligj, 28 teksteve legjislative të Bashkimit Europian, rezulton se aktualisht ka 3 qasje ndaj fyerjes dhe ndaj shpifjes. Së pari, 20 shtete, Austria, Belgjika, Republika Çeke, Danimarka, Finlanda, Gjermania, Greqia, Hungaria, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta dhe Holanda parashikojnë fyerjen dhe shpifjen si vepër penale që dënohet me burg.

Së dyti, 5 shtete, Qipro, Irlanda, Anglia, Rumania dhe Estonia, nuk e parashikojnë fyerjen dhe shpifjen si vepër penale, por e rregullojnë me pasojat e tyre në legjislacionin civil dhe Anglia zbaton gjobën më të lartë të vendeve anëtarë të Këshillit Europës që shkon në 200 mijë sterlina.

E së treti, tre shtete, Bullgaria, Kroacia dhe Franca e parashikojnë shpifjen si vepër penale dhe dënim vetëm me gjobë, jo me burgim, si sanksion për këto vepra penale. Legjislacioni absolutisht më i ashpër, ndaj fyerjes dhe shpifjes, në Bashkimin Europian është legjislacioni i Republikës Federalë të Gjermanisë. Kodi penal i Gjermanisë parashikon 11 vepra penale për fyerjen dhe shpifjen dhe rastësisht është vendi ku ka më pak shpifje e më pak fyerje, rastësisht!

Përgjegjësia civile për shpifjen dhe fyerjen, rregullohet sipas modelit të vendeve që kanë një ligj të veçantë, që nga Kosova, tek Maqedonia e Veriut, tek Britania e Madhe, tek Irlanda. Ndërkohë që shtete si Kroacia, Austria dhe Luksemburgu, kanë miratuar ligje të përgjithshme që kanë parashikime serioze për fyerjen dhe për shpifjen.Në tetor 2018, për shkak të rritjes së ndikimit të rrjeteve sociale në aspektin social, kulturor dhe ekonomik dhe politik të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, direktiva e BE-së është përafruar plotësisht me Republikën e Shqipërisë, me ligjin përkatës për mediat audio vizuale dhe është rishikuar dhe përditësuar rregullimi ligjor.

Parlamenti francez ka miratuar një ligj kundër lajmeve të rreme. Është ligji që mban emrin e Presidentit të Francës që krijon rregulla të reja, tejet të ashpra për t’i dhënë autoriteteve fuqinë për të hequr përmbajtjet e rreme përhapur përmes mediave sociale dhe madje për të bllokuar aksesin e vendeve që e publikojnë atë, si dhe për të zbatuar me transparencë për përmbajtjen e sponsorizuar, deri 5 muaj para periudhave zgjedhore, një disiplinë super strikte. Në SHBA-të byroja federale e hetimit ndërhyn pa vendim gjykate fare, pa asnjë vendim gjykate dhe mbyll me urdhër çdo lloj ëebsite dhe çdo lloj përmbajtje që konsiderohet cenuese në shumë aspekte. Në Gjermani është miratuar ligji për përmirësimin e zbatimit të ligjit ekzistues, në rrjete sociale. Ligji gjerman është sot përpjekja më e suksesshme për të shuar përmbajtën potencialisht të dëmshëm në internet", tha Rama.

Por kreu i qeverisë, tha se BE, OSBE dhe Këshilli i Evropës ka kërkuar që Shqipëria të mos i referohet këtyre shteteve që kanë legjislacione kaq të ashpra.

"Tani, vijmë tek ne. Gjithë kjo punë e bërë për të analizuar shtetet e BE dhe gjithë entuziazmi ynë për të ndërtuar një ligj që i referohet këtyre shteteve, ndeshi që në fillim pengesën nga përfaqësuesit e BE-së dhe të OSBE-së dhe të Këshillit të Europës në formën e një fjalie. “Mos ju referoni këtyre shteteve se këto i kanë ligjet shumë të ashpra. Nuk janë këto shembulli që duhet të ndiqni”", tha Rama.

Ora 11:40
Rama e nis fjalën në Kuvend me tërmetin: Thumana e nesërme nuk do të ngjajë në asgjë me Thumanën para 26 nëntorit (VIDEO)

Fjalën e tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama e nisi me një falenderim për kabinetin e tij qeveritar për mënyrën se si kanë përballuar deri më tani situatën e vështirë pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit që la pas 51 viktima dhe qindra të plagosur. 

Rama:Kërkoj ndjesë paraprakisht për bashkimin e dy temave në një fjalë sepse nuk mundet të shmang prioritetin e prioriteteve që është adresimi i pasojave të fatkeqësisë natyrore të 26 nëntorit dhe i nevojës për rindërtimin, ndërkohë që patjetër më duhet të them dhe unë dy fjalë lidhur me ligjin kundër shpifjes. Së pari, dëshiroj të shpreh dhe një herë ndjenjën e krenarisë sime për qeverinë që unë drejtoj dhe për shumicën tonë qeverisëse, për të gjithë ministrat dhe deputetët dhe kryetarët e bashkive, të angazhuar në vijën e parë, që në orën e parë, në përballimin e pasojave tragjike të tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.

Unë nuk e di, nëse dikush e kishte imagjinuar se qeveria e Shqipërisë, shteti shqiptar do të arrinte të bënte atë që bëri, në kushtet e një befasie të jashtëzakonshme, ku mijëra e mijëra njerëz u gjendën në rrugë, pa strehë. Në Shqipëri ka pasur fatkeqësi natyrore shumë më të lehta dhe njerëzit janë kalbur rrugëve nëpër çadra, janë harruar dhe faktikisht u është dashur një kohë e tej gjatë për të rimarrë veten. Në më pak se 10 ditë, mbi 13 mijë persona janë akomoduar në kushte që kurrë më parë nuk i ka pasur një banor i Republikës së Shqipërisë, pas një fatkeqësie natyrore.

4132 persona, njerëz të kategorive të ndryshme sociale, janë akomoduar në hotele që për standardet e Shqipërisë, janë hotele luksi, me të gjitha shërbimet si të ishin turistët gjermanë apo norvegjezë, të ardhur në Shqipëri dhe plus me të gjithë përkujdesjen shëndetësore dhe përkujdesjen për vijimin normal të jetës së tyre, duke filluar nga vijimi normal i shkollës për fëmijët. 3452 familje dhe 202 studentë kanë marrë qeranë për t’u akomoduar në kushte shtëpie, sipas zgjedhjes së tyre e për të vazhduar jetën normale. Për 6178 persona në fshat, që me të drejtë e kanë të vështirë ose të pamundur të lëvizin, nga trualli i shtëpisë së rrënuar apo të pabanueshme, është garantuar përkujdesja e vazhdon procesi i plotësimit të nevojave për çadrat dimërore.

Vlerësimi i dëmeve vijon intensivisht e në total janë inspektuar 19776 objekte. Ky është numri i objekteve të inspektuara deri dje. Deri më sot janë shembur 56 objekte, prej të cilave 49 në Durrës, 4 në Tiranë, 3 në Lezhë. Në proces prishjeje është gjithë kompleksi i ish konvikteve të universitetit bujqësor. Mjafton të shihet tabela e përkujdesjes specifike shëndetësore për të gjithë këta njerëz, për të kuptuar se çfarë kapërcimi epokal është bërë në adresimin nga ana e shtetit të nevojave të njerëzve të goditur nga një fatkeqësi natyrore. Janë plot 257 punonjës social e psikologë, të angazhuar në një rrjet të tërë, që koordinohet nga ministrja e shëndetësisë që gjej rastin dhe një herë ta falënderoj me shumë respekt për punën e saj të palodhur dhe që sigurojnë sëbashku me 340 mjekë dhe infermierë të dedikuar, një shërbim 24 orë nga afër, të të gjithë njerëzve të regjistruar si të goditur nga kjo fatkeqësi. Janë akomoduar në shtëpi të reja, siç e kishim marrë angazhimin brenda datës 15 dhjetor, të gjitha familjet e viktimave për të cilat është akorduar nga qeveria dhe një paketë trajtimi special financiar e jo vetëm financiar.

Unë besoj se shumë shpejt do të fillojnë të shihen filizat e parë të këtij procesi rindërtimi, shumë shpejt do të fillojë të shihet dallimi i madh mes të djeshmes përpara 26 nëntorit e të ardhmes për të gjitha këto familje. Shumë shpejt do të shihet transformimi tërësor urban dhe social që nga plaga e madhe e krijuar në Thumanë, deri tek shtëpia më e largët e familjes që është në rrezen e përcaktuar nga kufijtë e  gjendjes së jashtëzakonshme. Me një grup arkitektësh të huaj, të mirënjohur ndërkombëtarisht e me shumë arkitektë shqiptarë e me shumë ekspertë shqiptarë, do të vijojë puna intensivisht për të garantuar që zonat e reja ku do të ndërtohet, të jenë shembuj transformues, jo thjeshtë për familjet që do të përfitojnë, por dhe për drejtimin e mëtejshëm të transformimit tërësor në funksion të një rilindjeje urbane që do të transformojë nga pikëpamja sociale jetën e shumë komuniteteve e të shumë familjeve.

Thumana e nesërme nuk do të ngjajë në asgjë me Thumanën e para 26 nëntorit dhe banorët e Thumanës, nga banorë të një zonë që gjithsesi ishte një zonë nga pikëpamja urbane e degraduar, do të jetojnë në një zonë që nga pikëpamja urbane do të jetë një shembull e jo thjeshtë dhe vetëm këtu, por një shembull që do të rrezatojë fuqinë e vizionit dhe të vullnetit tonë përtej kufijve të Shqipërisë. Mbajini mend këto fjalë e do të jemi këtu, jo në vitin 2030, por në vitin 2020 kur do t’i shihni të verifikuara.

Ora 11:24
Anti-shpifja/ Uliqni: Hoqëm detyrimin për regjistrim, portalet do tregojnë në faqe se kush janë (VIDEO)

Musa Ulqini, relator i projektligjit që njihet si 'paketa anti-shpifje' tha se është hequr detyrimi për të regjistruar portalet. Gjatë fjalës në Kuvend, Ulqini tha se portalet do të duhet të publikojnë në faqen e tyre të dhënat se kush janë, çfarë përfaqësojnë, dhe ku e kanë selinë në mënyrë që qytetari të ketë mundësi të ndjekë rrugën për tu ankuar.

"Për herë të parë ky projekt rregullon transparencën në këtë sektor. Sepse një pjesë e madhe e portaleve, asnjë nuk e di ku i kanë selitë, ku i kanë pronarët, kush i financon, terroristët, mafia, droga, grupe jashtë Shqipërisë që duan të ketë destabilitet, politika?! Ligji nuk i detyron të shkojnë të regjistrohen. Të gjithë janë të detyruar që kur kanë një portal në faqen e tyre të publikojnë kush janë, çfarë përfaqësojnë etj. Nuk është e drejtë që 20 portale me mënyrën si e teorizojnë shoqërinë të ndotin punën e shkëlqyer që bëjnë shumica e gazetarëve, dhe kemi pasur raste së fundi me tërmetin.

Ky pr.ligj e heq punën në të zezë.

Garanton të drejtat e fëmijëve, dhe është një direktivë e BE-së. Mbron të miturit.

Shmang gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimit.

Respektohet e drejta e autorit. Sepse duke qenë anonim i keqpërdorin të drejtat e autorit, Të gjithë ata që bëjnë një këngë një libër, duhet ta duartrokasin këtë ligj.

Garanton privatësinë. Ky nuk është një ligj për të mbrojtur politikanin, por qytetarin", u shpreh Musa Ulqini.

Ai shtoi se për këtë projektligj ka pasur diskutime për një vit rresht dhe nuk është asnjë votim që po bëhet me nxitim nga qeveria.

"Ne kemi një ligj që rregullon mediat, radion dhe televizionet miratuar në tetor '98 amenduar në 2013-ën. Ndërkohë median online janë të parregulluara. Tani është jetike një ligj që rregullon portalet. Etiketohet numri 1 i qeverisë, ka shumë sulme ndaj nesh. Flas këtu jo vetme për komunitetin e gazetarëve, se ata janë shumë të qartë, por flas për qytetarët. Ka kaluar një vit nga ky draft, ligji do ishte miratuar direkt, por ka kaluar një vit se ndaj ligjeve që rregullojnë mediat ka ndjeshmëri të madhe, në radhë t ëparë nga ndërkombëtarët. Është një ndjeshmëri legjitime, se Shqipëria është një demokraci e re dhe kërkon instrumente garantues. Kjo është gatishmëria e qeverisë që deri sekondat e fundit ka bërë rregullime që standardet të mos lejojnë që ligji të keqpërdoret nga askush. Asnjë projekt në komisionin tonë nuk ka pasur atë lloj jehone, si diskutimi i këtij projektligji. I kemi ftuar të gjithë, përfaqësuesit e mediave, të portaleve, grupet e interesit, ndërkombëtarët, dhe i kemi kërkuar me shkrim ta monitorojnë deri në momentin e fundit, drejtuesit e fakulteteve të gazetarisë, dhe kemi dëgjuar. Kemi dëgjuar fjali që nuk kanë lidhje as me pedagogët, as me gazetarët, dhe as me qytetarët. Ne në atë komision përfaqësojmë vullnetin e zgjedhësve. Unë jam në atë komision prej vitit '92, dhe falenderoj kolegët si e kanë menaxhuar këtë situatë", tha Ulqini.

Ora 11:20
'Ramën e duam se ndryshe do e kishim rrëzuar', Kujtim Gjuzi-Ruçit: Gramoz, nuk të burgosim tani që je 70 vjeç


Deputeti i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi, nga foltorja e Kuvendit ka thënë se qytetarët dhe të pranishmit në Kuvend e duan Ramën si kryeministër pasi në të kundërt ai nuk do të ishte në atë pozitë dhe do ta kishin rrëzuar.

 “Ju qytetarë që e doni, se dhe ne e duam se po mos ta donim do e kishim rrëzuar. Nuk është për të qesh o Korab, hajde në sallë dëgjo se 5 herë do dali Gjuzi këtu sot s’ke nga shko jena në fundvit e duhet ti japim llogari qytetareve, duhet ti themi pse ndodhi tërmeti? Kanë dalë ekspertet kane folur. O Korab nuk them ik nga shtepia jote e Kamzes se do vij dhe unë të marr shpi me qira me nejt me ty por atje poshte janë vrimat e urithit."

Ndër të tjera Kujtim Gjuzi është kapur me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin duke thënë se Basha është dhëndër i tij. Më pas Gjuzi ka hedhur edhe akuza ndaj Ruçit duke thënë se nuk ka rëndësi nëse ai në këtë moshë të futet në burg.

"Kryetar i Kuvendit, je nip i Ali Pashë Tepelenës s’mund ta nisim me një orë vonesë, a ka më njeri me të gjujt me bojë? Kanë ardhur njerëz të kulturuar sot këtu. Ralf të lutem, kam konsideratën më të lartë për mbiemrin tënd, ne duhet të vendosim e vendosëm këtu parametra, qoftë baca qe eshte Sali Berisha, qoftë Basha që është dhëndri i kryetarit të Kuvendit, doni sdoni, le ta konfirmojë që s’është kështu thuaj që se kam krushk Lulzim Bashën, jemi për ti thënë shqiptareve që ne do bashkëpunojmn të gjithë bashke e smund të na thotë njeri tradhëtar. C’rëndësi ka me fut Rucin në burg tani 70 vjec sa është, po pse ta burgosim? Po u nxeh Tirona është e vështirë me u mor vesh me ne sot. 3 biznesmenë cek kanë ardh më kanë taku, në 11 të natës kam qenë në zyrat e kuvendit më thanë sna lejnë me investu na kërkojnë para. Nëse do i kërkoni para njerëzve PS do dalë në opozitë, kërkoni përsëri gjakderdhje e vllavrasje? Ata që kanë përgjegjesi duhet ta kuptojnë që ka mbaruar koha e tyre, jo ne nuk e burgosim bacën i themi rri aty se është rrit djali”, tha Gjuzi.

Ora 11:19
'21 janari festë zyrtare', Murrizi replika me Ballën: Ju rrini një muaj pushim, keni festë ashureje e trahanaje

1576661570_murrizi.jpg

Një propozim i deputetit demokrat, Myslim Murrizi, për të shpallur 21 janarin si festë zyrtare në nder të Kongresit të Lushnjës, i mbajtur në datat 21 deri 31 janar 1920, ka ngjallur debat në Kuvend mes Murrizit dhe Taulant Ballës.

Murrizi: Ju rrini një muaj pushim, keni festë hashurje, trahanaje keni vendosur lloj lloj festash dhe nuk vini 21 janarin 1920, kur fillojë palamentarizmi.

Balla: Vlerësimi i një dite nuk ka kuptim nëse hapet ballokume e bëhet pushim. Duhet parë ligji për festat kombëtare, nuk është se nuk është festuar në Lushnje kongresi i Lushnjes. Dita kombëtare e republikës së Shqipërisë është 28 nëntori, festa e pavarësisë. Ditët e festave hajde t'i diskutojmë, nuk ju ka refuzuar njeri, por është një proces ku është përfshirë edhe akademia e shkencave. tek legjislacioni për festat zyrtare të bëjmë ndryshime.

Murrizi: ‘Edhe në konferencën e kryetarëve kërkova pse hezitohet që të futet në rend të ditës, ligji i propozuar nga 27 deputetë për tu shpallur festë kombëtare 21 Janari i Kongresit të Lushnjes i 1920-s. Çfarë sikleti keni? U la detyrë që të kalohej në Komision të Ligjeve. U shty me një javë afat për t’u kërkuar mendimi i akademisë së famshme të shkencave. Nuk e di kujt institucioni tjetër do t’i kërkoni historikun e kësaj ngjarje. O zotërinj deputetë socialist, 26 Nëntori 1912 është dita kur është ngritur flamuri në Durrës dhe më 26 Nëntor 2019 është dita që ra tërmeti fatkeq, po në Durrës. Çfarë do të bëni vitin tjetër? Do ta festoni ngritjen e flamurit në Durrës më 26 Nëntor? Ça sikleti keni me 21 Janarin e 1920-s? Është dita e fillimit të parlamentarizmit shqiptar. Do vini në Lushnje me datë 21? Për çfarë? Argumenti shterpë i atyre që mbrojtët, atë dështimin që keni mbi vete të 21 Janarit të 2011 ishte që nuk paska buxhet dhe ka kosto të madhe financiare e na u shtokan ditët e pushimit. 40 ditë pushim ky Kuvend i ka bërë në Gusht, sa një leje lindje në kohë të kooperativës. Nga nesër fillon pushimet ky Kuvend dhe kthehet pas një muaji më 20 Janar, ju nikoqirllëkët e mëdhenj, ju që kursekeni një ditë pune. Ju keni festë ashureje, festë trahanaje, festë ballokumeje, keni festë pagane, kujt i shërben dita e verës? Çlirohuni nga kompleksi i mashtrimit të 2011-s, 21 Janari është ngjarje historike’

Ora 11:08
Hajdari: Kontrolloni investimet kineze me 'smart city'...Hapini dyert perëndimit duke rikthyer besimin në drejtësi (VIDEO)

Deputetja Rudina Hajdari i kërkoi qeverisë të bëjë kujdes me investimet strategjike dhe të mos i kthejë sytë nga Kina për qytete "smart", pasi edhe SHBA-të po ngrenë shqetësime. SIpas saj prioritetet duhet të jënë investimet perëndimore, por se këta të fundit nuk vinë në Shqipëri për shkak të sistemit të dobët gjyqësor.

Rudina Hajdari: Ne kalojmë ligje pa fund, dhe kjo tregon që kjo qeveri kërkon të shmangë vëmendjen me fjalime që nuk kanë interes për qytetarin shqiptar. Investimet strategjike, uron të mos jenë që vijnë nga vende si Kina, Turqia, se do të dëmtojnë vendin tonë. Për të projektuar qytete si smart city, këto vijnë të mbështetura nga qeveria e Kinës, ju duhet t'i kontrolloni këto investime dhe të jeni më seriozë, dhe sidomos nga aleatët tanë që po ngrenë shqetësimin për këto investime. Duhet të kthejmë sytë nga vendet perëndimore. Asnjë investim perëndimor nuk ka besim të vijë këtu të hedhë lekë pa pasur një reformë në gjyqësor.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i tërhoqi vëmendjen pasi tha se devijoi marrjen e fjalës për procedurë dhe se nuk do ja jepte më fjalën. Nga vendi i deputetit ndërhyri Ralf Gjoni duke thënë se kryeparlamentari nuk duhet të ofendojë deputetët.

Ruçi- Gjonit : Mos je sekretari i Hajdarit ti? Ç'a ke?
 

Ora 10:40
Program i veçantë për fatkeqësitë natyrore/Beqaj: Lagjet e reja duhet të jenë eko dhe smart

1576675493_qaj.png

“Ne kemi krijuar hapësirë lehtësuese, rregullatore, investime strategjike, por praktikisht qeveria po punon për një ligj të ri, për sfidat e reja. Këto investime strategjike i duhen vendit për sfidat e ardhshme por edhe nën optikën e re të krijuar pas fatkeqësisë së 26 nëntorit”, deklaroi sot gjatë seancës plenare deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj.

Beqaj u shpreh se, “meqënëse ky ligj nuk është ende i miratuar dhe meqenëse ligji ekzistues ka fuqi deri më 31 dhjetor të këtij viti unë kam propozuar që të paktën ky afat të shtyhet me një vit për të mos penguar proceduarat e nisura dhe për të patur hapësirë për të ndërtuar platformën e re”. “Këto 23 ditë na kanë sjellë haptazi në sytë tanë mundësinë për të parë se çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë kemi lënë pa bërë në këto 29 vjet dhe në 6 vjet e 4 muaj që ne qeverisim. Unë konstatoj se disa probleme nuk i kemi zgjidhur ende. Ne nuk kemi ndërtuar siç duhet bashkëjetesën urbane, nuk kemi ngritur një sistem efektiv Emergjencash Civile dhe nuk kemi ngritur një sistem efikas sigurimesh nga rreziqet e fatkeqësive natyrore”, vijoi Beqaj.

Ai shtoi se, “për këto nuk ka qenë vetëm pamjaftueshmëria e parave, tashmë në përballjen me tërmetin ne duhet të jemi të aftë ti ofrojmë shqiptarëve zgjidhje për të projektuar Shqipërinë e 20-30-së . Sfida është e fortë dhe le të tregojmë që jemi në lartësinë e saj. Rritja 20-30 duhet të mbaj parasysh 3 probleme që sipas meje ka Shqipëria e dekadës së ardhshme. Shqipëria e 20-30-së duhet të jetë eko, smart dhe duhet të përshtatet me demografinë e re. Nuk besoj besoj se vlen ta rindërtojmë Kombinatin apo Kinostudion mbi ato troje ne duhet të rindërtojmë një Antigone të re, një Apoloni të rë. Na duhet të rindërtojmë nga e para një model të ri, modelin tonë urban të bashkëjetesës, një raport i drejtë midis hapësirës private dhe asaj të përbashkët në të mirë të njëri-tjetrit. Çdo njësi banimi duhet të jetë edhe eko edhe smart, duhet të ketë një model të shpejt evakuimi në rast fatkeqësish natyrore, duhet që lagjet e reja të jenë wirless dhe me video mbikqyrje. Kështu duhet të jenë pra eko dhe smart edhe shkollat, kopshtet, qendrat shëndetësore etj. Çdo pronë e re publike dhe private duhet të ketë adresën e vet numerike, pra në këto lagje të reja duhet të sigurojmë që kushdo është i regjistruar në sistemin e adresave. Gjithashtu dhe rrjeti i energjisë duhet të jetë smart”.

“Duhet një fond i përhershëm që kalon përtej 31 dhjetorit prandaj duhet të krijojmë një program të veçantë për fatkeqësitë natyrore të mbledhim aty edhe hallet e pazgjidhura të tërmeteve të kaluara, të krijojmë një llogari të veçantë siç bëjmë me pensionet le ta rrisim këtë fond për vit me një përqindje të caktuar sado të vogël dhe të mos e përdorim në fund të vitit po të presim 5 vjet që ky fond të jetë solid”, përfundoi Beqaj.

Ora 10:39
Bushati - Ballës: Po nxitohemi me anti-shpifjen, Këshilli i Evropës nuk e ka kërkuar këtë ligj! Balla: E miratojmë sipas OSBE-së

Edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka pasur debate sa i përket paketës anti-shpifje. Deputeti Ditmir Bushati është shprehur kundër kryetarit të grupit, Taulant Balla, duke thënë se projektligjet që rregullojnë për herë të parë me ligj median online, bie ndesh me Këshillin e Evropës.

"Ata nuk e kanë kërkuar këtë ligj", mësohet të jetë shprehur Bushati. "Po nxitohemi me këtë ligj që po bëjmë", shtoi ai.

Gazetarja Klesiana Omeri zbardh debatet brenda mbledhjes, ku mësohet që Balla të jetë shprehur se paketa vjen e dakordësuar me OSBE-në. "Do ta miratojmë sot variantin e përmirësuar", mësohet të jetë shprehur kreu i grupit parlamentar të PS-së.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledio: 18/12/2019 18:06

    Pa merak se me urdher te fallxhores e kthen Likja,nuk e firmos ligjin...po te behet ligj si do shpifin Likja e fallxhorja,Luli e plaku Mere?Jo mbyllje dhe gjobe por dhe burg per ara qe ahpifin

    Përgjigju
  • Miu haleve: 18/12/2019 15:29

    U komentua u komentua u komentua miu haleve. Pis ordiner 400 brezash.

    Përgjigju
  • Për Edi Ramën: 18/12/2019 15:28

    O Edi Rama pse e lejoni mark markun të lefi pa pushim e të bëj dhe rolin e të fortit ai ndyrsir 1 metër e 20 pse sa tregoni vëndin ati qeni bastard. Ka ardh dita mjaft më me kta

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 18/12/2019 14:22

    SI cdo komunitet qytetarie, edhe mediat e gjitha niveleve,mjedise e forme te te shprehurit te fjales e mendimit te lire,doemos duhet te kene nje strukture ligjore te disipines,Sepse, disiplena eshte premtuese e cilesise.Mediat shqiptare kendej e andej Drini,zakonsiht jane anuese te grupimeve partiake-politike,Jane me "Kamxhik ne dore" dhe mendje plote se, kend duan, cka duan e si te duan, mund ta godasin,ta shtrijne per dhe,t'ia bejne publike edhe te qenmet edhe te paqenmet,tani te dali ku te dali,Ne na mbron e drejta e "fjales dhe mendimit te lire"Parimit themelor te demokracise moderrne.

    Përgjigju
  • Ai_Jom: 18/12/2019 13:44

    Ne SHBA, sojin tend, do e flaknin per 24 sekonda.

    Përgjigju
  • Tini: 18/12/2019 13:07

    te shko goxha mjekrra kshu vllai

    Përgjigju
  • RESPEKT: 18/12/2019 12:55

    Edi Rama po bën pun madhështore për Shqiptarët . Ta marin vesh konet që lefin pa pushim për një tas supe. Çdo kush ka të drejt të flasi por jo të mashtroi e të gënjej. Imagjinoni këta tipa të ashuquajtur gazetar e opinjonist të shkoin e të punoin në USA e aty të gënjejn e mashtrojn të gjith kta kone përfundojn në burg. A ka Shtet më demokrat se Amerika jo. PRA EDI RAMA PASKE 100% TË DREJT. VAZHDO E DREJTOJE SHQIPËRIN NË RUGËN QË I TAKON. RRESPEKT EDI RAMA.

    Përgjigju
  • goni: 18/12/2019 11:55

    ja dhe gjobvenesit e medias ... plerat e portaleve qe skan len njeri pa denigruar padrejtsisht dhe skan len njeri pa ju ven gjoba se gjoja ne emer te medias .... bravo zoti kryeminister nje super ligj qe ruan dhe nuk cenon asnje individ te pafajshem .... ju lutem miratojeni sa me shpejt ... kush shpif te paguaj per gabimin e ber respekte

    Përgjigju
  • Eri: 18/12/2019 08:30

    Cdokush qe del kunder ligjit eshte shpifes.Plera qe fshihen ne media e portale per te nxitur percarje,dhun e kaos.Nderkombtaret e din mir qe ktu nuk esht as Gjermani e as France... ketu jemi ne Albanistan dhe duhet ligje te forta.

    Përgjigju
    • Kafsha: 18/12/2019 13:26

      Ne Albanistanin e sat ëme sepse termin Albanistan e perdorin vetem bajgat fshatarë qe punojne arat e Greqise. Ne asnje vend tjeter të botes emigrantet shqiptare nuk e quajne Shqipërinë keshtu si fshatarët Jorgot e Greqise.

    • Arbëri: 18/12/2019 10:38

      B R A V O ... ! ! !

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë