Paketa e re/ 200 familje ‘strehë’ për fëmijët pa kujdes prindëror! Trajnim, monitorim e mbështetje me 12 mijë lekë në muaj për të miturin

3 Tetor, 17:12 | Përditesimi: 3 Tetor, 17:12

Rreth 200 familje kujdestare profesionale në të gjithë vendin do të jenë strehëza për fëmijët pa kujdes prindëror. Familjet do të trajnohen, monitorohen dhe mbështeten financiarisht për kujdesin ndaj fëmijëve. Për nevojat e fëmijës parashikohet edhe një pagesë shtesë prej 12 mijë lekësh në muaj dhe 35 mijë lekë në vit për shpenzime shkollore.

    E.H/Shqiptarja.com