Paketa e sigurisë/ Dyfishohet dënimi për armët e ftohta në ambiente shkolle! Prindërit optimistë: Ndryshimet në kod i shërbejnë sigurisë së fëmijëve

29 Tetor 2023, 16:48

Mbajtja e armës së ftohtë në ambiente shkollore do të dënohet me dyfishin që dispozita parashikon në kuadër të paketës së re të sigurisë të propozuar nga Ministria e Brendshme. Prindërit e shikojnë me optimizëm ashpërsimin e dënimeve në ambientet shkollore dhe thonë se paketa do ti shërbejë rritjes së sigurisë për fëmijët.