Paketa fiskale 2023, tre projektligjet tek 'Ekonomia'! Deputeti socialist Braçe: Fillimisht analizoni thellë ‘fiskalizimin’, janë të lidhura ngushtë

31 Tetor 2022, 11:50 | Përditesimi i fundit: 2022-10-31 17:45:33

Prezantimi i 3 projektligjeve që përbëjnë Paketën Fiskale 2023 u shoqërua me debate në Komisionin e Ekonomisë në Kuvend.  Ishte deputeti Erion Braçe, ai i cili kërkoi që ligjet të prezantohen dhe diskutohen pasi t’i bëhet një analizë e thellë procesit të fiskalizmit, i cili sipas tij lidhet ngushtë edhe me këto ndryshime ligjore që paraqiten për diskutim dhe më pas votim në seancë plenare.