Paketa fiskale 2024, do hiqen disa favorizime për bizneset! Eksperti për Report Tv: S’duhet të favorizohen më hotelet e kazinotë

13 Tetor 2023, 16:04

Taksat e reja duhet të orientohen drejt pasurisë, dhe nuk duhet të rëndojnë qytetarët apo profesionistët e lirë. Ky është sugjerimi që bëjnë ekspertët në prag të hartimit të paketës së re fiskale, ku theksohet edhe domosdoshmëria për të hequr favorizimet e bëra në tatime për fusha të ndryshme të ekonomisë.