Paketa fiskale/ Blegtoria në krizë, hiqet TVSH-ja për importin e kafshëve të gjalla! Do rrisë prodhimin dhe numrin e krerëve në vend

1 Nëntor 2023, 18:21

Për të shtuar numrin e bagëtive në vend qeveria ka vendosur të heqë pagesën e TVSH-së në import kur blihen kafshë të gjalla nga jashtë. Ky ndryshim që është pjesë e paketës fiskale, ndërmerret në kushtet e krizës që ka përfshirë sektorin blegtor, pasi numri i krerëve është ulur ndjeshëm.