Paketa fiskale/ Tavan për akcizën, gjoba të reja për bizneset që nuk paguajnë në kohë tatimin! Indeksimi jo në bazë të inflacionit

31 Tetor 2023, 20:57

Akciza për karburantin, për pijet alkoolike, për kafen apo për produktet energjetike nuk do të rritet bazuar në normën e inflacionit siç parashikonte ligji por vetëm 1.5%. Ky kufizim është pjesë e paketës fiskale të vitit 2024 si dhe do të ndryshojë metoda për gjobitjen e bizneseve që nuk shlyejnë në kohë detyrimet.