Paketa fiskale/ Trefishohet gjoba për biznesin e madh, 500 mijë lekë nëse s’jep faturë tatimore

2 Nëntor 2023, 12:53

Të gjitha bizneset e mëdha me xhiro vjetore mbi 14 milionë lekë që nuk japin faturë tatimore për furnizimin ose pranimin e mallrave, do të përballen me gjoba më të ashpra prej vitit 2024. Ministria e Financave propozon si pjesë të paketës fiskale gjobë 500 mijë lekë nëse kjo kategori biznesesh gjendet 2 herë në shkelje brenda vitit.