TIRANE-Të gjithë personat që kanë një biznes të vogël, ata që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe të papunët do të marrin dyfishin e pagesës që kanë marrë deri tani. Kryeministri Edi Rama bëri publike detajet e paketës sociale që miratoi me Aktin Normativ për përballimin e pasojave nga koronavirusi. Përsa i përket biznesit të vogël, ai sqaroi se shuma e pagave mujore të deklaruara nga ky sektor është 731 milionë lekë, por në këtë rast shtoi Rama, shpeshherë paga e vetme e deklaruar është ajo e kryefamiljarit në kufijtë e minimales (26 mijë lekë), ndërsa gruan e deklaron të punësuar pa pagë. Përballë kësaj situate, Edi Rama tha se, qeveria do i japë edhe gruas së kryefamiljarit (që e kanë deklaruar të punësuar pa pagë), pagën e luftës. Në total numri i personave që do të përfitojnë nga biznesi i vogël është 60440, ndërsa shuma është 1.57 mld lekë të reja. E njëjta skemë do të përdoret edhe për 123 mijë familje në nevojë, nga të cilat 70 mijë me ndihmë ekonomike, por edhe të papunët për tre muajt e ardhshëm.
Paketa për koronavirusin/ Rama: Dyfishim asistencës, pagesës së papunësisë dhe biznesit të vogël
No videos found.