TIRANE-Rreth 300 milionë euro është paketa me shtatë pika e qeverisë shqiptare për të përballuar pasojat dhe luftën me koronavirusin në të gjitha frontet, shëndetësi, por edhe bizneset dhe individët. Pasditen e sotme, kryeministri Edi Rama shpalosi planin. 20 milionë euro i janë vendosur në dispozicion Ministrisë së Shëndetësisë për të përballuar emergjencën për pajisje dhe personelin.

Për kompanitë e mëdha në vështirësi për pagat e punonjësve do të jepen 80 mln euro, që do të sigurohen përmes një huaje shtetërore (garanci sovrane, eurobond i ri). Kjo do të thotë se çdo punonjës që punon në privat dhe që ka munguar duke u vetëizoluar për shkak të koronavirusit do të marrë pagën e munguar. "Nëse aktiviteti është i hapur dhe nuk shkojnë në punë, nuk do të kompensohen" tha Rama. 

Për, biznesin e vogël, shtresat në nevojë dhe papunësinë, kategoritë më të prekura nga situata e krijuar qeveria ka akorduar në total 53 milionë euro. 16 milionë euro do të jenë në dispozicion të Ministrisë së Mbrojtjes për operacionet humanitare. Qeveria ka menduar që 8 mln euro t'i mbajë rezervë për cdo situatë që mund të dalë në vijim. Një tjetër pikë ishte edhe fshirja e kamatëvonesave të energjisë elektrike për 211024 abonentë me efekt 120 mln euro në buxhetin e shtetit.

Pika e fundit e planit ishte riskedulimi i tatim fitimit për të gjithë biznesin nga 2-14 mln lekë xhiro. Në total paketa është 2.13% e PBB, pa garancinë sovrane 1.56% e PBB. Ky, tha kryeministri është vetëm plani 'A', që kërkon edhe rishikim të buxhetit të vitit 2020, duke uruar që kjo gjendje e krijuar të mbarojë sa më shpejt, pa shkuar te 'D'-ja. "Nesër, datë 20.03.2020, ky plan do të hyjë në fuqi si Akti Normativ i ndryshimeve në Buxhetin 2020" tha Rama. Sa i përket planit me tetë pika të PD-së, Rama tha se e ka studiuar me ekspertët dhe se fatura ishte 1 miliard e 177 mln euro.

7 masat e qeverisë për koronavirusin
1) 2.5 miliardë lekë (20 mln euro) për luftën në vijën e zjarrit, që vihen në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë, për pajisje e materiale mjekësore apo mbështetje të stafeve mjekësore.

2) 10 miliardë lekë (80 mln euro) përmes instrumentit të një garancie sovrane për kompanitë që kanë vështirësi objektive për të paguar pagat e punonjësve.

3)  6.5 miliardë lekë (53 mln euro) për nevojat më imediate:

o   Për shtresat më në nevojë;

o  Për biznesin e vogël;

o   Për papunësinë e mundshme për shkak të luftës

4) 2 miliardë lekë (16 mln euro) që vihet në dispozicion të Ministrisë së Mbrojtjes, për Operacionin Humanitar. 

5) 1 miliardë lekë (8 mln euro) si fond rezervë për Këshillin e Ministrave, për cdo urgjencë të paparashikueshme.

Gjithashtu:

6) Do të fshijmë përgjithmonë kamatvonesat për debitorët aktivë që kanë konsum energjie sot, familjarë apo biznes i vogël, me efekt financiar deri në 15 miliardë lekë (120 mln euro). Nga kjo masë do të përfitojnë 211 mijë e 24  abonentë.

7) Do të riskedulojmë në 6 mujorin e dytë të vitit 2020 dhe në vazhdim, tatim fitimin për të gjithë biznesin deri në fashën nga 2 deri në 14 milionë lekë, ose nga 20 deri në 140 mijë dollarë xhiro. Shtyrja e dorëzimit të bilanceve për një periudhë deri në 1 qershor të këtij viti për bizneset që dorëzojnë bilancet në QKB online ose drejtë për drejtë.

Lexo këtu fjalën e plotë të kryeministrit Edi Rama

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:30
U tërhoq nga 'taksa' për të pasurit, përgjysmon pagat e ministrave e deputetëve| Po Meta? Rama: E falenderoj publikisht

Masat e marra nga qeveria për përballimin e situatës nga koronavirusi kanë prekur edhe qeverinë e deputetët që do u përgjysmohet paga. Kur erdhi fjala te Presidenti, 'armët' u ulën duke lënë pas krahëve luftën politike, kryeministri tha se nuk ia përgjysmoi pagën për të shmangur keqkuptimet, ndërsa e falenderoi publikisht për mesazhet që ka përcjellë në këto kohë të vështira.

'Ekonomia jonë nuk mund të zbatojë ëndrrat opozitare apo atyre që nuk dinë tablat e shumëzimit. Do të financojmë mbijetesën në luftë, të atyre nga ne që do të përfundojnë në kthetrat e armikut, atyre që nuk shkojnë në punë, atyre që pa biznesin e vogël mbijetojnë nesër.

Këta janë ata që kanë më shumë nevojë në këtë moment, të tjerët jo vetëm që nuk duhet të kërkojnë, por të hapim nëse duhet të kalojmë në planin B. Sepse të parët ata me halle reale nuk duhet ti lëmë vetëm, të dytët të bëjnë luftën e tyre si të gjithë të tjerët dhe ekonomikisht ndryshe nga të tjerët.

Unë doja që në planin A të impononim dicka nga vetja, si biznesi i madh apo kanë një pagë të lartë, por më bindën si mesazh i gabuar, ku do të dilte se shteti nuk ka para. Nuk do të presim asnjë pagë përveç të këshillit të ministrave dhe deputetëve që do të marrin gjysmë e rrogës deri në fund. Nuk duam të krijojmë keqkuptim duke përgjusmuar pagën e presidentit, që haka e do që ti bëj një falenderim publik se po ndihmon si sa dhe si mundet. Drejtuesit e lartë e kanë në dorën e tyre ta bëjnë apo" tha Rama.

Ora 19:20
Rama shpalos planin me 7 pika për të prekurit nga koronavirusi, ja kush do të përfitojë

7 masat e qeverisë për koronavirusin
1. 2.5 mld lekë (20 mln euro) për Ministrinë e Shëndetësisë për luftën në vijën e zjarrit për pajisje dhe mbështetje për personelin

2. 10 mld lekë (80 mln euro) për garanci sovrane për kompanitë që kanë vështirësi për pagat

3. 6.5 mld lekë (53 mln euro) për nevojat imediate për shtresat në nevojë për biznesin dhe papunësinë

4. 2 mld lekë (16 mln euro) për mbrojtjen për operacionet humanitare

5. 1 mld lekë (8 mln euro) për qeverinë për cdo urgjencë

6. Do të fshijmë përgjithmonë kamat-vonesat për energjinë me efekt 15 mld lekë (120 mln euro) do të përfitojnë 211024 abonentë

7. Do të riskedulojmë tatim fitimin për të gjithë biznesin nga 2-14 mln lekë xhiro.

Ora 19:16
Koronavirusi/ Rama: Kemi një plan 'A' për të dobëtit, uroj mos shkojmë te 'D'-ja

Pas planit 'A', kryeministri Edi Rama tha se ka një rezervë edhe për një tjetër 'B' apo 'C', por uroi që të mos ketë një plan 'D', pasi shtoi se po arritëm në atë pikë vetëm Zoti e di se cfarë do të ndodhë. "Ka edhe disa allasoj që thonë ja Trump, Merkel dhe të tjerët hapën thasët. Po unë që duhet ti dëgjoj të gjithë duke lundruar me sy në komentet tuaja që  më mbyllen në 3 apo 4 të mëngjesit. Unë jam sot këtu, që kjo luftë e ktheu popullin në një familje. Jo unë, por askush në botë, nuk e dimë se deri kur vazhdon kjo luftë prandaj edhe plani ynë do të jetë, A me një rezervë B dhe një C dhe nëse armiku nuk do të largohet për 6 muaj do të vijmë te një plan D, Zoti e di se cfarë forme ka një plan D. Askush nuk e ka një plan të shkruar. Të gjithë besojnë se kjo cudi do të zgjasë 3 muaj. Me të dalë ku të dalë nuk dalim nga shtëpia nesër dhe të biem në një gropë të hapur që të mos dalim as për tre vjet. Plani që do të zbatojmë nuk është ecje qorrazi. Plani unë është nga poshtë lart me kategori dhe shtresat, për më të dobëtit".

Ora 19:13
Rama: Nuk kemi kujt t'ia shtrijmë dorën, e gjithë bota luftë për ekzistencë

Kreu i qeverisë u shpreh se ndryshe nga solidariteti që u tregua nga vendet e ndryshme të botës pas tërmetit tragjik, këtë herë përballë koronavirusit, jemi të vetëm në këtë luftë. "Në këtë luftë për ekzistencë jemi vetëm. Nuk jemi si pas tërmetit kur riprogramuam buxhetin, morëm rrugët e botës me dorën shtrirë si hallexhinj dhe hapëm dyert duke garantuar fondet e rindërtimit. Jo! Nuk jemi si pas tërmetit, na ka hyrë në shtëpi një armik që rrezikon të na marrë qindra nëse nuk e ndajmë mendjen se jemi vetëm. Nuk kemi kujt ti shtrijmë dorën askujt tjetër, sepse askush nuk e shikon hallin tonë. Nuk ka mbetur më derë në botë që nuk është mbyllur".

Ora 19:06
Rama: Të ardhurat do bien në pikiatë të hatashme! Plani i PD? Opozita e kthen detin në kos

Në fjalimin e tij të gjatë drejtuar shqiptarëve, kryeministri Rama sulmoi edhe opozitën për planin që propozoi dhe deklaratat kundër qeverisë.  "Ju dua shumë si të shtëpisë sime, por mos më kërkoni fjalë të sheqerosura. Luftoni pa pushim me zakonet e jetës së përditshme. Nuk duhet të jemi si me pushime dhe të presim nga qeveria si në ditët e bekuara. E di që ka plot nga ju që nuk e kuptojnë se nuk duhet të dalin në shëtitje, ka edhe nga ata që mendojnë se po i tremb duke thënë luftë, luftë, luftë. Por në fakt, kjo është e para luftë, që e ka zbukuruar botën si nuse, nuk ka asnjë këmbë ushtari në rrugë. Prandaj ju lutem dhe u kërkoj ndjesë mos prisni nga unë që të mos ua përsëris pa pushim; luftërat nuk vijnë për të mos na dëmtuar apo për ta bërë detin kos.

Bashkë me rrezikun sjellin edhe rrezikun e vdekjes ekonomike. Kjo luftë është e para në histori që e kthen një popull të mbyllur brenda mureve të shtetit të tij dhe e bën shtëpinë e përbashkët. Kjo do të thotë sesa do të kërkoni dhe unë tu plotësoj, në këtë shtëpinë tonë të përbashkët në lagjen me të varfër të Europës, qeveria do të bëjë gjithcka mundet, por cdo anëtar i familjes sonë duhet të ndërgjegjësohet, se gjithckja nuk mund të përfshijë shumëcka në kohën e paqes. Qeveria mbledh edhe administron të ardhurat nga puna e secilit prej nesh. Rriten të ardhurat, ka më shumë për shtëpinë, bien të ardhurat ka më pak. Shteti mbahet me taksa, jo me frymën e shenjtë. Në këtë luftë të ardhurat e shtetit do të bien në një pikiatë po aq të hatashme dhe më dëgjoni. Nuk dimë dot se në cfarë pike do të na bien të ardhurat. Nuk mund të jetë  një plan për ti kënaqur të gjithë sot dhe për ti lënë me gisht në gojë nesër. Platformat e opozitës e kthejnë detin në kos.

Ekonomia jonë nuk mund të zbatojë ëndrrat opozitare apo atyre që nuk dinë tablat e shumëzimit. Do të financojmë mbijetesën në luftë, të atyre nga ne që do të përfundojnë në kthetrat e armikut, atyre që nuk shkojnë në punë, atyre që pa biznesin e vogël mbijetojnë nesër. Këta janë ata që kanë më shumë nevojë në këtë moment, të tjerët jo vetëm që nuk duhet të kërkojnë, por të hapim nëse duhet të kalojmë në planin B. Sepse të parët ata me halle reale nuk duhet ti lëmë vetëm, të dytët të bëjnë luftën e tyre si të gjithë të tjerët dhe ekonomikisht ndryshe nga të tjerët" tha Rama.

Ora 19:05
Rama: Të gjithë bashkë, ose nuk do të ketë njeri më të na qajë

Kryeministri Edi Rama kërkoi nga të gjithë qytetarët që të qëndrojnë bashkë në këtë luftë kundër koronavirusit, pasi në të kundërt, ai solli shembullin e asaj që po ndodh në Bergamo të Italisë, ku tha se nuk do të ketë më kush të na varrosë, jo më kush të na qajë.  "Pa pushim dhe ngurrim deri sa të  mbarojë kjo luftë. Fjalët e sheqerosura janë një tradhti. Shikoni cfarë po ndodh në vendet shumë më të zhvilluara nga Shqipëria, po e paguajnë iluzionin se kjo është një ëndërr që do të mbarojë. Një armik i rënë mbi kokat e tyre u ka zhvlerësuar trilionat e bombave dhe armatimeve në depo, pa shtretër, maska dhe aparatura, e deri pa numër mjekësh të specializuar kundër asfiksimit të qenies njerëzore.

Si Shqipëria si Amerika gjenden në të njëjtën anije në det të hapur dhe kanë një armë të vetme, rezistencën e popullit të tyre, një armë që ka një fishek, unitetin dhe një objektiv atë që ke në shtëpi, punë e rrugë që duhet ta mbash më larg. Si ushtria amerikane si ajo shqiptare kanë të njëjtën forcë goditëse, zero! Asnjë aleancë mes shteteve nuk ekziston dhe nuk duket, secili në vete dhe Zoti mbi të gjithë. Ndajeni mendjen, ose luftojmë bashkë, ose të gjithë bashkë si popull do të biem në humnerë, si në Bergamo nuk do të ketë më kush të na varrosë, jo më kush të na qajë".