'Pakti për Universitetin', kriza drejt zgjidhjes / Pjesa e dytë

21 Dhjetor 2018, 07:53

Pakti me tetë pika i Qeverisë për Universitetin është në fokus të debatit në emisionin 'Repolitix' në Report Tv. Të ftuar në studio ishin Jani Marka, pedagog, Lëvizja per Universitetin, Plarent Ndreca, jurist, avokat, Mario Nesturi, student, dhe Igli Tole gjithashtu studentë. Ata u shprehën se protestat do të mbyllet ditën e premte. Studentët thanë se janë dakord parimisht me disa nga pikat e Paktit për Universitetin por shtuan se nuk tërhiqen nga 8 pikat që ata kërkojnë prej 16 ditësh.

Qeveria propozoi sot një plan me tetë pika duke iu përgjigjur tetë kërkesave të studentëve, për t'i dhënë zgjidhje situatës së krijuar nga protesta prej më shumë se dy javore e studentëve në të gjithë vendin (Lexo këtu). Studentët Mario Nesturi dhe Igli Tole deklaruan se protesta do të mbyllet të premten dhe për këtë vendimi është unanim nga të gjitha fakultetet. "Sipas informacioneve, të gjitha Fakultetet janë dakordësuar për këtë gjë. Nesër mund të protestojmë tek Parlamenti, ose para Kryeministrisë. Dita e fundit është e premtja", thanë dy studentët. 

Report Tv raportoi edhe më herët se studentët kanë vendosur t'i japin fund protestës pas dy ditësh, por duke paralajmëruar se do të rikthehen sërish në janar në rrugë dhe sheshe nëse tetë kërkesat e tyre nuk realizohen