‘Pakti për Universitetin’/ Ministrat marrin në patronazh fakultetet, Rama-rektorëve: Mos të vijë dita që t’i bashkohem studentëve

18 Janar 2019, 16:27

TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij, 8 prej tyre të betuar ditën e djeshme, kanë prezantuar “Paktin për Universitetin” (LEXO KËTU). Përveç ministrave të përfshirë në grupin e punës për finalizimin e draftit janë edhe rektorë, dekanë, pedagogë madje dhe studentë.

“Pakti për Universitetin” është finalizuar në një draft dokument prej 30 faqesh, ku disa nga pikat kryesore janë: përgjysmim i tarifave; 90 mijë studentë trajtohen me pakon financiare; qeveria nuk do të mbulojë shpenzimet e një shkolle të dytë. Ky dokument pritet që të zgjidhë përfundimisht problematikat dhe të plotësohë kërkesat e studentëve.

Fjalën e para e ka marrë ministrja e sapoemëruar e Arsimit, Besa Shahini, e cila theksoi se është punuar prej 6 javësh për një draft fillestar të Paktit për Universitetin nga ministrat e shkarkuar dhe nga ministrat e rinj. Pas saj fjalën e morën ministrat e kabinetit qeverisës, të cilët bënë me dije se ministritë kanë marrë në “patronazh” nga një fakultet përkatës për të bashkëpunuar.

Më tej, kryebashkiaku Erion Veliaj i ka bërë thirrje studentëve që të mos vijojnë me ngujimin pasi do të pengojnë me rikonstruksionin e konvikteve gjatë verës. (LEXO KËTU) Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me tone të ashpra pedagogëve, rektorëve dhe dekanëbe, të cilëve iu ka kërkuar që të marrin përsipër përgjegjësitë që iu ka kaluar Ligji për Arsimin e Lartë ndryshe ai vetë do ti bashkohej studentëve

    No videos found.