Pakti për Universitetin / Pjesa e dytë

21 Janar 2019, 15:51

Mbrëmjen e sotme në emisionin Repolitix me gazetarin Denis Minga, po diskutohet Pakti për Universitetin, platforma me 13 pika që synon t’i japë zgjidhje kërkesave të studentëve dhe problemeve me arsimin e lartë në Shqipëri. Të ftuar janë studentë dhe pedagogë, si edhe ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca dhe këshilltari i Kryeministrit për Arsimin, Albert Nikolla. Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca, u shpreh se nga ana e Universiteteve nuk ka një reagim konkret për të ofruar zgjidhje për cështjen e studentëve.