Pallati në Bulqizë rrethohet me shirit, disa banorë kundërshtojnë të largohen: S'ndjejmë rrezik! 3 vite më parë na premtuan pallat të ri, asgjë s'kanë bërë

17 Janar 2023, 10:17 | Përditesimi i fundit: 2023-01-17 15:39:40

Që në orët e para të mëngjesit, një pallat në Bulqizë është rrethuar me shirit nga Policia për shkak të dëmtimeve. Në këtë shkallë jetojnë 10 familje, disa nga të cilat kanë dalë me qera në banesa të tjera ndërsa tre të tjerë nuk janë dakord për të dalë.