Pallati që çoi pas hekurave Dakon, flet avokati i banorëve: U kryen tre shkeljet në lejen e ndërtimit, pati dhe dëmtim nga termeti

8 Qershor 2023, 18:43

Pas arrestimit të ish-kryetarit të Bashkisë, Vangjush Dako dhe disa zyrtarëve për një pallat në Durrës që rezultoi me shkelje në lejen ndërtimore, ka folur avokati i banorëve, Baftjar Rusi. Ai tha se beteja ligjore nisi pasi banorët kundërshtuan riparimin e objektit të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.