Paloka bojë fytyrës Ramës, Garda: Ishte solucion kimik! Nis hetimi

14 Shkurt 2019, 15:44

Ishte parashikuar të ishte një seancë solemne në prezencë të kryapralamentarit maqedonas Talat Xhaferi, për votimin e marrëveshjes për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Por është kthyer krejt papritur në një incident të paprecedntë, kur nënkryetari i Kuvendit Edi Paloka qëlloi me bojë zbrazur nga një shiringë, kryeministrin Edi Rama. Garda e Republikës ka nisur hetimet ndaj Palokës, pasi ka dyshime se në shiringë ka pasur një solucion kimik.

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi vendosi përjashtimin e menjëhershëm nga salla, edhe pse Paloka refuzoi duke cuar në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit dhe përjashtimin e tij me 10 ditë nga punimet parlamentare.

E gjitha ndodhi menjëherë pas fjalës së kryeministrit Edi Rama i cili nuk u kursye të thumbonte liderin demokrat Lulzim Basha, për mungesën e respektit sipas tij, ndaj kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferri.  Rama u detyrua t'i kërkojë ndjesë kryeparlamentarit maqedonas, për faktin që kreu i opozitës Basha në fjalën e tij nisi të flasë për akuza politike dhe të fokusohet tek protesta e 16 shkurtit. Por ky moment u përkthye si ofendim ndaj liderit demokrat çka solli dhe reagimin e Palokës.

Seanca e sotme plenare, filloi  me mbajtjen e  një minutë heshtje për viktimat e aksidentit tragjik në Maqedoni me 15 viktima dhe dhjetëra të plagosur.

    No videos found.