Kuvendi voton pro Maqedonisë në NATO, Xhaferri: Shpreh mirënjohjen për besimin dhe mbështetjen

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Nato. Votimi u mbyll me 130 vota pro, dhe anjë kundër.

Pas votimit ka mbajtur fjalën e tij edhe kryeparlamentari i Maqedonisë,  Talat Xhaferri, i cili ishte i pranishëm në sallë gjatë momentit të votimit.

"Fillimisht dua t'ju siguroj se këto situata nuk janë të parat. Kanë kaluar të gjitha sfidat. Qëllimi është ajo që ndodhi paraprakisht. Ju drejtohem në emrin tim dhe deputetëve në Maqedonin e veriut të shpreh mirënjohjen që na besuat dhe na mbështetët. Jam dëmshmitar i miqësisë së vërtetë. marëdhëniet mes dy shteteve janë të lidhura me fijet e forta të miqësisë por edhe në fushën e bashkepunimit politik kultutor.

Jemi të përkushtuar në ndërtimin e një shoqërie për t ë gjithë pa dallime etnike apo sociale. Synimi ynë është krijimi i një shteti demokratik, prandaj punojmë me përshkushtim", tha Xhaferri

Votimi është bërë në prani të deputeti demokrat, Edi Paloka i cili nuk ka pranuar të dalë nga salla e kuvendit, pas kërkesës së kreut të Kuvendit Gramoz Ruci i cili kërkoi përjashtimin e tij pas incidentit në hyrje të seancës kur Paloka sulmoi kryeministrin Rama me një shiringë boje.

Kreu i Kuvendit njoftoi se seanca do të ndërpritet menjërherë pas mbylljes së protokollit për votimin e pranimit të Maqedonisë në Nato.

Presidenti i republikës, Ilir Meta përshëndeti votimin unanim nga Kuvendi dhe u  shpreh se ndihet krenar për rolin kyç që luajnë shqiptarët në këto vendimmarrje jetike për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për të gjithë rajonin!

Fjala e plotë e Metës:

E duartrokas votimin unanim nga Kuvendi të Protokollit të Anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO! Prezenca e Kryetarit Xhaferi e nderoi këtë votë solemne.
Vizioni dhe vendosmëria politike për t’i hapur rrugën europiane dhe euro-atlantike vendit meriton vlerësimin më të lartë dhe mikpritjen më të ngrohtë në familjen Trans-Atlantike! Krenar për rolin kyç që luajnë shqiptarët në këto vendimmarrje jetike për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për të gjithë rajonin!
Më të sigurtë dhe më të fortë së bashku në NATO,
përfundoi Meta.

Ilir Meta dhe Zoran Zaev

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar