"Pamë tmerrin me sy!" Shpërthimi në Lushnje, banori: Isha në Greqi, u shkëput interneti

2 Mars, 13:21

 

LUSHNJE- Banorët e shtëpisë pranë magazinës ku ndodhi shpërthimi në Lushnjë kanë rrëfyer tmerrin e përballjes me ngjarjen e rëndë. I zoti i shtëpisë, i përlotur ka treguar për mediat se mori rrugën nga Greqia menjëherë për në shtëpi nga meraku se nuk kishte lajm për familjen pasi linjat i internetit ishin ndërprerë.