Pamje mahnitëse! Kuajt e egër vrapojnë të lirë në Shtegun e Ngjyrave në Kukës

4 Qershor 2023, 08:54

KUKËS- Pamje mahnitëse na vijnë nga Shishtaveci i Kukësit. Kuaj të egër që vrapojnë të lirë, aty ku dora e njeriut ende nuk e ka prekur natyrën e virgjër që të ofron Shtegu i Ngjyrave në Kukës. Ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë videot në Facebook, të kuajve që vrapojnë në Kukës.

Kjo nuk është hera e parë, që në Shtegun e Ngjyrave në Kukës filmohen momente të veçanta si ky. Shtegu i Ngjyrave në Kukës është destinacioni më i ri turistik në verilindje të vendit që po mbledh qindra të apasionuar pas natyrës.

    No videos found.