Pamje me dron/ Flakë apokaliptike në Gojan të Pukës, jepet urdhri i evakuimit

20 Gusht, 16:44 | Përditesimi: 20 Gusht, 16:44

Situata më problematike paraqitet në zonën e Gojanit dhe Gjegjanit, Pukë, ku era e fortë ka favorizuar përhapjen e zjarrit. Zjarri ka djegur mullirin e fshatit, teksa raportohet se flakët po përhapen drejt fshatit Gojan i Madh. Forcat janë përqendruar në mbrojtjen e banesave, ndërsa operacioni po mbështetet nga 2 helikopterë.

E.H/Shqiptarja.com