PAMJE/ Rruga e plazhit të Shëngjinit me gropa, Prefektuara e Lezhës: Rikonstruksioni, përgjegjësi e ARRSH-së

10 Janar, 19:11

Segmenti rrugor, 8 kilometra që lidh zonën turistike të Shëngjinit me kryqëzimin e aksit nacional Lezhë-Milot ka degraduar. Prefektura e Lezhës tha se ka dërguar disa herë shkresa në Autoritetin Rrugor Shqiptar, por nuk ka marrë përgjigje për rikonstruksionin e saj. Theksojmë se kjo rrugë u shërben gjatë sezonit veror mijëra turistëve që frekuentojnë plazhin e Shëngjinit.