Pamje të frikshme, rruga e Patosit çahet në dysh! Banorët: Bashkia të vërë dorë, rruga do vrasë njerëz

22 Shtator 2023, 14:31 | Përditesimi i fundit: 2023-09-22 14:32:43

Një ndër rrugët më të dëmtuara në vend është ajo e Belinës në Patos. Asfalti është çarë në mes dhe traseja gjithashtu ka rrëshqitur. Rruga është burim për aksidente të rënda, thanë banorët, duke kërkuar ndërhyrje urgjence nga bashkia.